Prej se u bë e njohur për publikun e gjerë me rolin e Xhakartës në serialon “O Sa Mirë”, fansat vazhdimisht interesohen për Arta Elezajn.

Aktorja, e cila ka forma të admiruara trupore, tërheq vëmendjen sa herë që bën postime të reja në rrjetet sociale.

Dhe tani kur jemi në sezonin e verës, profilet e bukurosheve të famshme janë të dominuara me poza atraktive nga vendet bregdetare.

Arta i ka publikuar disa video në InstaStory, në të cilat është paraqitur me bikini në plazh dhe ka vënë në plan të parë linjat trupore.

Në ndërkohë, ajo e ka publikuar edhe një tjetër fotografi nga pushimet e saja, në të cilën mahnit me figurën trupore. /Telegrafi/