×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Arsyeja pse Bill Gates nuk lejohej që ta voziste këtë veturë

    FrontOnline
    06 Shtator 2020

    Për Bill Gates mund të thuhen shumë gjëra. Vetëm për teorinë konspirative se kërkon të na kontrollojë duke përfituar nga pandemia Covid-19 mund të diskutohet për orë të tëra, pa përmendur këtu themelimin e Microsoft apo veprat e tij filantropike.

    Por, ajo që shumë pak e dinë ka të bëjë me faktin se edhe një nga njerëzit më të pasur të botës nuk mund t’i jepte dot makinës që pëlqente më shumë. Kush ia ndalonte? Ligjet amerikane, të cilat, për t’i ndryshuar, Bill Gates vuri në punë avokatët më të mirë që kishte në dispozicion.

    Ishte viti 1987. Bill Gates vendosi që të blinte një Porsche 959 Touring, një makinë supersportive që arrinte një shpejtësi maksimale prej 317 km/h dhe shkonte nga 0 në 100 km/h për 3,9 sekonda. Makina mbërriti në SHBA, por u ndal në doganë pasi modeli në fjalë nuk kishte kaluar testin e përplasjes në Amerikë. Porsche nuk kishte planifikuar që ta shiste këtë mjet në SHBA dhe gjithashtu nuk ishte i gatshëm të sakrifikonte 4 ekzemplarë që kërkonte ligji amerikan për testin e përplasjes. Kështu, makina ishte dënuar që të bëhej një nga mjetet më të bukura dhe të avancuara që nuk përdoreshin.

    Bill Gates vendosi që të niste një fushatë në mënyrë që makinat e veçanta të kalonin në SHBA duke iu njohur testet e zhvilluara në vendet e origjinës. Ai u mundua të bindte politikanët amerikanë se ishte i padrejtë vetting-u i këtyre makinave që shijoheshin në vendet e tjera të botës. Pas shumë mundimesh, në vitin 1991, kur Porsche 959 Touring kishte 4 vite mes pluhurit në doganë, u aprovua ligji që lejonte përdorimin e makinave të veçanta duke njohur testet që kryheshin jashtë kufijve amerikanë.

    Askush nuk e di sa makina përmban koleksioni i Bill Gates, por dihet se me raste përdor edhe Porsche 959. Nuk mund të ndodhte ndryshe, ajo është makina për të cilën ka luftuar më shumë në jetën e tij.

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni28 Maj 2025
    Katër persona kanë vdekur ndërsa qindra palestinezë hynë me forcë në një depo të Kombeve të Bashkuara në Gaza, duke shembur pjesë të...
    Bota/Rajoni28 Maj 2025
    Presidenti amerikan Donald Trump ka thënë se nuk mund të tregojë nëse homologu i tij rus, Vladimir Putin, dëshiron t’i japë fund...
    Bota/Rajoni28 Maj 2025
    Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, tha më 28 maj se ushtria e tij e ka vrarë Mohammed Sinwar, udhëheqësi i supozuar i Hamasit...
    Të tjera
    Lajme28 Maj 2025
    Ambasadori i Suedisë në Kosovë, Jonas Westerlund, ka komentuar zhvillimet politike në vend, duke vënë theksin te nevoja për bashkëpunim mes partive...
    Lajme28 Maj 2025
    Njohësi i sigurisë, Bedri Elezi, ka thënë se një deklaratë e tillë e Maqedoncit nuk përputhet me veprimet operacionale të institucioneve të...
    Lajme28 Maj 2025
    Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, priti një delegacion të lartë nga Instituti Kërkimor Shkencor Ushtarak i Akademisë...
    Lajme28 Maj 2025
    Deklarata e fundit e ministrit në detyrë të Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci, se rreth 70% e kapaciteteve ushtarake të ushtrisë serbe...
    Sport28 Maj 2025
    Ka përfunduar pa gola ndeshja miqësore mes Kosovës U21 dhe Maqedonisë së Veriut U21. “Dardanët” pavarësisht që patën paraqitje më të mirë...
    Lajme28 Maj 2025
    Si zakonisht edhe gjatë ditës së nesërme të zgjedhurit e popullit pritet të mblidhen për ta mbajtur seancën e radhës. Kjo do...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.