×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    “Arsyeja për ndërprerjen e procesit të paqes në rajon është Izraeli”

    FrontOnline
    07 Korrik 2020

    Ministri i Jashtëm i Katarit, Mohamed bin Abdulrahman Al-Thani, tha se arsyeja e ndërprerjes së procesit të paqes në Lindjen e Mesme është injorimi i normave ndërkombëtare nga Izraeli, transmeton Anadolu Agency (AA).

    Al-Thani mori pjesë nëpërmjet videokonferencës në Forumin e 9-të të Bashkëpunimit Kinë-Shtetet Arabe që u zhvillua në nivel ministror për të biseduar për krizat në Libi, Jemen dhe Siri.

    Në një fjalim të mbajtur në këtë forum, Al-Thani, tha se “Arsyeja e ndërprerjes së procesit të paqes në rajon është se Izraeli injoron të gjitha normat dhe marrëveshjet ndërkombëtare”.

    Duke vënë në dukje se çështja palestineze ndodhet gjithmonë në krye të axhendës së përbashkët të Kinës dhe botës arabe, Al-Thani deklaroi se paqja është rruga e vetme për të siguruar të ardhmen dhe stabilitetin e botës.

    Në kuadrin e zhvillimeve të përjetuara në botë, marrëdhëniet ndërkombëtare duhet të ridizenjohen në kuadrin e parimit të bashkëpunimit, solidaritetit dhe bashkëjetesës mes të gjithë popujve, tërhoqi vëmendjen Al-Thani duke vënë theksin mbi rëndësinë e zgjidhjes politike në krizat e Sirisë, Jemenit dhe Libisë.

    Forumi i Bashkëpunimit Kinë-Shtetet Arabe u formua në vitin 2004 me qëllim për të siguruar bashkëpunimin në marrëdhëniet ekonomike, kulturore dhe ndërkombëtare.

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.