×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Arrestohet njeriu më i besueshëm i Gjuriqit e Vulinit në Kosovë, dyshohet për keqpërdorim të milionave

    FrontOnline
    04 Shtator 2020

    Policia serbe ka arrestuar kryetarin e komunës paralele të Klinës, Bozhidar Sharkoviq dhe shefin e financave. Ata janë arrestuar me urdhër të prokurorisë kundër krimit të organizuar nën dyshimin se kanë keqpërdorë detyrën zyrtare

    Sharkoviq dhe shefi i Financave, sipas prokurorisë serbe, nga data 1 janar 2015 deri me 30 qershor 2020 kanë miratuar pagesa të paligjshme duke e dëmtuar buxhetin e Serbisë për 3.7 milionë dinarë.

    Bozhidar Sharkoviq, kryetar i të ashtuquajturit Organ i Përkohshëm të Klinës, njëherësh edhe anëtar i partisë së presidentit serb Aleksandar Vuqiq ishte shkarkuar nga pozita me vendim të kryeministres serbe Ana Brnabiq me 27.02.2020. Në vend të tij ishte emëruar Vlado Shmigiq.
    Por, pa kaluar as një muaj Sharkoviq ishte kthyer në pozitën e tij, kjo me ndihmën e zyrtarëve të zyrës që udhëhiqet nga Marko Gjuriq dhe lidhjeve kriminale të tij në Serbi.

    Bozhidar Sharkoviq qe është arrestuar në Serbi për veprimtari kriminale është njëri nga njerëzit me të besuar të Marko Gjuriqit në Kosovë, e veçanërisht në rajonin e Pejës. Por, ai shpesh është vizituar edhe nga zyrtarë tjerë të lartë shtetërorë serb, si Aleksandar Vulin – aktualisht ministër i Mbrojtjes në Serbi, shefi i zyrës ndërlidhëse Dejan Paviqeviq, Goran Rakiq – kryetar i ‘Listës Serbe’ dhe të tjerë.

    Nga Rubrika
    Lajme04 Mars 2026
    KESCO, në cilësinë e Furnizuesit të Shërbimit Universal, njofton se në përputhje me Ligjin për Energjinë Elektrike dhe me kërkesë të Zyrës...
    Lajme04 Mars 2026
    Deputetja e LDK-së, Janina Ymeri ka dërguar pyetje në KEK në lidhje me thëngjillin përgjatë vitit 2025 dhe 2026. Këto pyetje ajo...
    Lajme04 Mars 2026
    Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se nga java e ardhshme do të nisë procesi i nënshkrimit të kontratave për shërbime,...
    Të tjera
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Katari është vënë në shënjestër të dy raketave balistike iraniane, thotë ministria e tij e mbrojtjes. Njëra prej këtyre raketave u kap...
    Sport04 Mars 2026
    Ndeshja midis kampionëve të Evropës, Spanjës dhe mbajtësve të Kupës së Amerikës, Argjentinës, ishte planifikuar të luhej më 27 mars në stadiumin...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Franca ka vendosur avionë luftarakë “Rafale” mbi qiellin e Emirateve të Bashkuara Arabe për të mbrojtur bazat e saj ushtarake atje, tha...
    Lajme04 Mars 2026
    Blerim Canaj, analist politik duke folur për ”Front Online” lidhur me zhvillimet rreth zgjedhjes së presidentit ka hedhur dyshime mbi kandidaturat që...
    Lajme04 Mars 2026
    Analisti politik, Arton Demhasaj në një prononcim për “Front Online” ka folur lidhur me zhvillimet e fundit rreth çështjes së zgjedhjes së...
    Lajme04 Mars 2026
    Deputeti i Kosovës, Xhavit Haliti, ka komentuar rreth çështjes së zgjedhjes së presidentit të Kosovës, duke theksuar se koalicioni politik me Lëvizjen...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.