×
  • Lajme
  • Kronika
  • Kronika

    Arrestohet një person për armëmbajtje pa leje

    FrontOnline
    12 Tetor 2022

    Një person është arrestuar në Novobërdë për armëmbajtje pa leje.

    Policia, përmes një komunikate për media ka njoftuar se bëhet fjalë për një shtetas kosovar-serb me inicialet R.R.

    Në lidhje me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit i cili ka urdhëruar që ndaj të dyshuarit të ngritët kallëzim penal për veprat penale “Mbajtje në pronësi, kontrollë ose posedim të paautorizuar të armëve’’.

    Komunikata e plotë:

    Arrestohet i dyshuari për armëmbajtje pa leje

    Novobërdë, 12 tetor 2022

    Drejtoria Rajonale e Policisë Gjilan, Njësiti i Hetimeve të Stacionit Policor Novobërdë përmes rrugëve operative ka siguruar informacione se i dyshuari Kosovar Serb R.R. (1958) posedon armë ilegale.

    Në bazë të urdhrit të Gjyqtarit të procedurës paraprake kjo njësi ka kryer një kontrolle në shtëpinë dhe objektet përcjellëse të të dyshuarit.

    Gjatë kontrollit nga ana e zyrtarëve policor është gjetur dhe konfiskuar një (1) armë gjuetie dhe tre (3) fishekë të armës përkatëse pa leje valide si prove materiale për Gjykatën.

    I dyshuari është intervistuar në bazë të procedurave ligjore.

    Në lidhje me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit i cili ka urdhëruar që ndaj të dyshuarit të ngritët kallëzim penal për veprat penale “Mbajtje në pronësi, kontrollë ose posedim të paautorizuar të armëve’’ dhe rasti të procedohet në procedurë të rregullt në prokurori.

    Njoftimet nga KEDS për punimet në rrjet
    Nga Rubrika
    Lajme14 Shtator 2024
    Ish-zëvendëskryeministrja e Kosovës, Edita Tahiri, ka komentuar kërcënimet e Aleksander Vuçiqit për pushtimin e Kosovës dhe reagimin e kryeministrit Albin Kurti. Ajo...
    Lajme14 Shtator 2024
    Nga “Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës”, Time Kadrijaj ka folur për Front Online lidhur me kërkesën e deputeti Bekim Haxhiu për tërheqjen...
    Lajme14 Shtator 2024
    Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë se nuk ka asnjë investim kapital i përfunduar nga Qeveria e udhëhequr nga Albin Kurti....
    Të tjera
    Lajme14 Shtator 2024
    Shtetet e Bashkuara tha se inkurajojnë respektimin e procesit gjyqësor dhe të sundimit të ligjit, pasi Kosova ngriti aktakuzë lidhur me sulmin...
    Vip14 Shtator 2024
    Ish-banorja e Big Brother VIP Kosova, Alba Vukaj vazhdon të jetë shumë aktive në rrjetet sociale. Sidomos në Instagram, ajo ndan momente...
    Lajme14 Shtator 2024
    Anëtari i Kryesisë së Nismës, Zafir Berisha, ka komentuar videon e djeshme të VV-së, ku paraqitet vizita e kryeministri Albin Kurti në...
    Lajme14 Shtator 2024
    Me kërkesën e deputetit të PDK-së, Bekim Haxhiu për tërheqjen e një pjesë të mjeteve nga Trusti Pensional, nuk po pajtohet deputeti...
    Lajme14 Shtator 2024
    Gjykata Themelore në Prishtinë ka marrë vendim me të cilin ka aprovuar marrëveshjen e lidhur në Qendrën e Ndërmjetësimit në mes zëvendëskryeministrit...
    Lajme14 Shtator 2024
    Policia e Kosovës ka konfirmuar se në tri komunat veriore, Leposaviq, Zubin Potok dhe Zveçan, persona të panjohur kanë vendosur posera me...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.