Është arrestuar një person në Hajle të Vranocit në Pejë, pasi i njëjti është hasur me një pushkë gjuetie në krah.
Policia ka bërë të ditur se pushka me tre fishekë është sekuestruar.
“Është shoqëruar në stacionin policor i dyshuari mashkull kosovar, pasi që ishte hasur me një pushkë gjuetie në krah”.
“Pushka me tre fishekë është sekuestruar, ndërsa me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet tutje në raportin e policisë.