Një 28 vjeçar u arrestua dje në Fushë Kosovë për veprën penale “Vjedhje”.
“Dje rreth orës 16:00, nga zyrtarët e stacionit policor në Fushë Kosovë është arrestuar i dyshuari; I. H, mashkull, 28 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, nën dyshimin e arsyeshëm për implikim në rastin e vjedhjes së ndodhur në një dyqan në lagjen “Eliza” në Fushë Kosovë.”, informoi sot Policia.
Me aktvendim mbi ndalimin e personit të dyshuar të nxjerrë nga ana e prokurorit të shtetit, 28 vjeçari u dërguar në qendrën e mbajtjes për 48 orë, dhe ndaj tij u iniciua një hetim në drejtim të veprës penale të vjedhjes.