×
  • Kronika
  • Kronika

    Arrestohet kamerieri në rajonin e Gjilanit, në fund të orarit ia dha pronarit 400 euro false nga pazari

    FrontOnline
    07 Qershor 2022

    Policia e Kosovës, Njësia Rajonale për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në Gjilan, kanë kryer veprime hetimore dhe operative me ç ‘rast kanë arritur të sigurojnë dëshmi relevante për një rast të falsifikimit të parasë.

    Sipas të dhënave të para theksohet se në bazë të hetimeve ishte vërejtur se i dyshuari me iniciale SH.J, me datën 05.06.2022 derisa kishte punuar si kamarier në një kafiteri të një fshati të Novobërdës, në fund të orarit rreth orës 23:00 kishte dorëzuar pazarin ditor tek pronari në vlerë prej 400€, të cilat para dyshohet se ishin të falsifikuara.

    “Lidhur me rastin me datën 06.06.2022 njësia e krimeve ekonomike në Gjilan, kanë sekuestruar përkohësisht 8X50 € =400€, me urdhër të prokurorit të shtetit është kontrolluar shtëpia e të dyshuarit dhe me pastaj është arrestuar i dyshuari i lartcekur me iniciale”, thuhet në njoftimin për media, transmeton lajmi.net.

    Gjithashtu u tha se i dyshuari i lartshënuar me veprimet e tij dyshohet se ka konsumuar veprën penale “Falsifikim i Parasë” neni 296 paragrafi 1 , i kodit penal të RKS-së.

    “Më datën 06.06.2022, në cilësinë e të dyshuarit, në prezencë të avokatit mbrojtës të caktuar sipas autorizimit është intervistuar i dyshuari (SH.J.) dhe pas përfundimit të intervistës me Aktvendim të prokurorit të shtetit është ndaluar në mbajtje për 48 orë.”.

    Menaxho shpenzimet dhe fito zbritje me aplikacionin e Petrol Company
    Nga Rubrika
    Kronika10 Shtator 2024
    Një person është arrestuar djë në Podujevë pasi ishte në kërkim me urdhërarrest për një rast të vrasjes në tentativë. I arrestuari...
    Kronika10 Shtator 2024
    Një grua në Leposaviq ka njoftuar policinë se ish-bashkëshorti i saj të dielën e ka sulmuar fizikisht. Bëhet e ditur se njësitet...
    Kronika10 Shtator 2024
    Policia e Kosovës mbrëmë rreth orës 00:20 ka arrestuar katër serbë në Mitrovicë të Veriut, meqë të njëjtit fillimisht kanë ofenduar e...
    Të tjera
    Lajme10 Shtator 2024
    Kryeministri Albin Kurti gjatë ditës së sotme ka qëndruar në Veri të Mitrovicës. Nën masa të rrepta sigurie, Kurti ka ngrënë drekë...
    Lajme10 Shtator 2024
    Komuna e Prishtinës ka njoftuar se nesër, me fillim nga ora 11:00, do të mbahet ceremonia e hapjes së Qendrës për Trajtimin...
    Vip10 Shtator 2024
    Alba Vukaj u bë e njohur që nga pjesëmarrja e saj në ‘Big Brother VIP Kosova’ e pastaj si moderatore në televizionin...
    Sport10 Shtator 2024
    Edon Zhegrova ishte temë debati në ditët e fundit pasi u përjashtua nga Kombëtarja e Kosovës sepse kishte dalë natën nga kampi...
    Lajme10 Shtator 2024
    Zëdhënësi i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Peter Stano, nuk ka dashur të ofrojë më shumë hollësi për tërheqjen...
    Lajme10 Shtator 2024
    Emisari sllovak, Miroslav Lajcak, ka shkruar për takimin që ka pasur sot në Beograd me shefin e shtetit serb, Aleksander Vucic. Lajcak...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.