Policia ka njoftuar se është arrestuar i dyshuari që hyri me forcë në një shtëpi në Viti dhe vodhi një televizor dhe disa gjësende tjera me vlerë.
Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
“VJEDHJE E RËNDË- Viti 02.03.2023 – 20:30. Pas një pune hetimore është arrit të identifikohet dhe të arrestohet i dyshuari mashkull kosovar, pasi që ditë më parë kishte depërtuar me forcë në shtëpinë e viktimës mashkull kosovar dhe kishte vjedhur një televizor dhe disa gjësende tjera me vlerë. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.”./Front Online