
Policia e Kosovës ka njoftuar se është arrestuar i dyshuari mashkull, pasi kishte sulmuar fizikisht viktimën mashkull, i mitur.
Përmes raportit 24-orësh të PK-së është bërë e ditur se viktima ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, për shkak se kishte sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar (i mitur), duke i shkaktuar lëndime trupore. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.