Një gjilanas pengoi zyrtarët policorë në kryerjen e detyrës të dielën gjatë ditës.
E si rezultat i veprimit që bëri ai u arrestua, derisa me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48-orë, shkruan FRONT ONLINE.
Rasti, siç thuhet në raportin 24 orësh të Policisë, vazhdon të hetohet.