Një femër është arrestuar në Gjakovë. Ajo u arrestua meqë nuk kishte përfillur urdhrin e policisë.
Madje siç thuhet në raportin 24 orësh, ajo kishte ofenduar policët.
Mirëpo me urdhër të prokurorit e dyshuara është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.
E gjithë kjo ngjarje kishte ndodhur në paraditen e së premtes në Shesin “Vëllezërit Kryeziu” në Gjakovë.
“Sheshi “Vëllezërit Kryeziu”, Gjakovë 21.08.2020 – 09:15. Është arrestuar e dyshuara femër kosovare, pasi që e njëjta nuk ka përfillur urdhrin e zyrtarit policor dhe më pas ka fyer dhe ofenduar zyrtarët policor. Me vendim të prokurorit, e dyshuar është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet ën njoftimin e policisë.