Të hënën në Gjakovë është arrestuar një person i dyshuar për shkak se kishte bashkëjetuar me një vajzë të mitur.
Policia bën të ditur se vajza para rreth katër muajsh ishte raportuar e zhdukur nga familjarët.
Viktima është intervistuar në prezencën e punëtorit social, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit pas intervistimit është dërguar në mbajtje.