Është arrestuar një person në Ferizaj, i cili kërkohej për veprat “Ngacmim dhe Vjedhje”.
Ai është dërguar për vuajtje të dënimit prej 160 ditësh.
“Me datën 12.04.2024 rreth orës 15:30 policët e Njësisë së Reagimit të Shpejtë (NJRSH) në rrugën “12 Qershori” në Ferizaj kanë arrestuar personin e kërkuar SH.H ( M/K) i moshës 29 vjeçar”, thuhet në komunikatën e policisë.
“Ai ishte i kërkuar me urdhëresë të Gjykatës Themelore në Ferizaj për veprat penale: ‘‘ Ngacmim dhe Vjedhje” me dënim burgimi prej 160 ditëve dhe pas kompletimit të dokumentacionit policët e stacionit të Kaçanikut e kanë dërguar në vuajtje të dënimit”.