×
  • Lajme
  • Kronika
  • Kronika

    Arrestohen dy zyrtarë policorë, IPK jep detaje për rastin

    FrontOnline
    16 Qershor 2022

    Inspektorati Policor i Kosovës ka pranuar dje një ankesë nga një qytetar i cili ankohej për tejkalim të autorizimeve policore gjatë përdorimit të forcës nga dy zyrtarë policorë në Fushë Kosovë.

    Ngjarja është raportuar të ketë ndodhur dje në orët e pasdites kur qytetari ishte ndaluar nga policia fillimisht për një kundërvajtje në trafik.

    Rasti është regjistruar në IPK dhe hetuesit janë angazhuar duke ndërmarrë veprime konkrete hetimore.

    “Pas disa veprimeve hetimore në konsultim me prokurorinë kompetente, hetuesit e IPK-së kanë arrestuar sot dy zyrtarë policorë (punonjës në Stacionin Policor të Fushë Kosovës) që ishin të përfshirë në këtë incident.”, thuhet në njoftimin e policisë.

    Tutje është theksuar se arrestimi i tyre është bërë me dyshimin se të njëjtit kanë kryer veprën penale “keqtrajtim gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare” kurse me vendim të prokurorit të njëjtëve u është caktuar masa e ndalimit për 48 orë si dhe janë suspenduar nga detyra.

    “Hetuesit e IPK-së në konsultim të vazhdueshëm me prokurorin përgjegjës pritet të ndërmarrin edhe veprime të tjera hetimore lidhur me këtë rast për të sqaruar rrethanat e këtij incidenti”./Front Online

    Si të kurseni mbi 350 kilovatë/orë në muaj me një investim të thjeshtë, tregon Idriz Ferati, drejtor i Auditimit në…
    Nga Rubrika
    Lajme08 Shtator 2024
    Brenda pak muajsh, Klinika e Neonatologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës do të nisë ekzaminime të reja për të sapolindurit, të...
    Lajme08 Shtator 2024
    60 fëmijë me nevoja të veçanta aktualisht vijojnë mësimin në shkollën “Ismail Qemali” në Prishtinë. E sfidë për këtë institucion arsimor është...
    Lajme08 Shtator 2024
    Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj ka reaguar për vdekjen e drejtorit të Shëndetësisë në Malishevë, Hajdin Berisha. Limaj ka thënë se...
    Të tjera
    Lajme08 Shtator 2024
    Drejtori i Institutit Octopus, Agim Musliu ka komentuar zhvillimet e fundit në veri të vendit, konkretisht bllokadat e vendosura nga serbët në...
    Bota/Rajoni08 Shtator 2024
    Ish-presidenti amerikan, Donald Trump, tha sot se Izraeli është “i dënuar” nëse zëvendëspresidentja Kamala Harris fiton zgjedhjet në nëntor. “Nëse nuk i...
    Sport08 Shtator 2024
    Trajneri i njohur italian, Fabio Capello mendon se Interi është skuadër më kompletuar në garën për titull të kampionit në Serie A....
    Lajme08 Shtator 2024
    Maqedonia e Veriut sot shënon 33-vjetorin e pavarësisë së saj nga ish-Federata jugosllave, përmes një referendumi popullor, me të cilin u shpall...
    Lajme08 Shtator 2024
    Të gjitha pikët kufitare me Serbinë janë rihapur të shtunën pasdite, pas largimit të bllokadave në territorin e Serbisë që ishin vendosur...
    Lajme08 Shtator 2024
    350 mijë euro është shuma e ndarë nga Komuna e Prishtinës për personat që vuajnë nga kanceri dhe sëmundjet tjera të rënda...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.