×
  • Lajme
  • Lajme

    Largohen bllokadat, Sveçla: Dështim i përpjekjeve destabilizuese të Serbisë

    FrontOnline
    08 Shtator 2024

    Të gjitha pikët kufitare me Serbinë janë rihapur të shtunën pasdite, pas largimit të bllokadave në territorin e Serbisë që ishin vendosur të premten pasdite për të protestuar kundër mbylljes së institucioneve paralele serbe në veri të Kosovës.

     

    Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka thënë se ky zhvillim dëshmon dështimin e përpjekjeve të Serbisë për destabilizim në Kosovë dhe rajon.

    “Serbia është në panik dhe përpjekjet e saj për destabilizimin e Kosovës dhe rajonit po dështojnë”, ka deklaruar Sveçla, duke theksuar përkushtimin e institucioneve kosovare për të mbrojtur sovranitetin.

    Gjatë të shtunës, presidentja Vjosa Osmani ka komentuar situatën, duke theksuar se strukturat ilegale në veri po pengojnë integrimin e komunitetit serb.

    “Bllokadat në kufi tregojnë lidhjen e drejtpërdrejtë midis Serbisë dhe bandave kriminale që veprojnë në veri”, ka deklaruar Osmani.

    Osmani u bëri thirrje aleatëve që të dalin me qëndrim publik lidhur me këto shkelje të vazhdueshme nga ana e Serbisë siç thotë ajo, të cilat po shkelin të drejtat e qytetarëve.

    Ndërkohë, analistët politikë paralajmërojnë se veprimet e fundit të Serbisë janë pjesë e një strategjie më të gjerë për destabilizimin e Ballkanit.

    Sipas tyre, Serbia po përdor tensionet në Kosovë si një mjet për të zgjeruar ndikimin e saj në rajon.

    “Këto veprime janë të rrezikshme dhe mund të nxisin përplasje më të gjera në Ballkan,” theksuan analistët për rtk duke paralajmëruar për potencialin e një përshkallëzimi të situatës nëse nuk ndërmerren hapa diplomatikë për uljen e tensioneve.

    Serbët i bllokuan të premten rrugët dhe i kthyen mbrapsht udhëtarët me dokumente të Kosovës në territorin e Serbisë, në tri pika kufitare ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, në shenjë proteste kundër veprimeve të fundit të autoriteteve të Kosovës.

    Organizatorët e bllokadave kanë kërkuar që Kosova ta tërheqë policinë nga komunat me shumicë serbe në veri, ta lejojë përdorimin e valutës së dinarit serb, i cili u ndalua në fillim të këtij viti, si dhe ta lejojë punën e komunave paralele serbe.

    Ndërkohë, organizatori i bllokadave në pikat kufitare, Rasha Rojeviq ka paralajmëruar radikalizim nëse s’ka “normalizim të situatës” deri më 1 tetor.

    Mediat në Serbi raportojnë se Rojaviq ka thënë se i ka dhënë afat Qeverisë së Kosovës deri më 1 tetor për të “normalizuar situatën,” në të kundërtën ka theksuar se do të marrin masa më radikale.

    Por, institucionet kosovare kanë theksuar se janë të përkushtuara për të ruajtur rendin dhe stabilitetin në vend, pavarësisht provokimeve.

    Nga Rubrika
    Lajme25 Korrik 2025
    Mërgimtarët të cilët po vijnë në Kosovë, po presin deri në 1 orë për të dalë nga Dheu i Bardhë. Sipas të...
    Lajme25 Korrik 2025
    Masat e nxehta dhe të fuqishme ajrore me origjinë nga Afrika Veriore janë fuqizuar sot më tej, duke ngritur vlerat maksimale deri...
    Lajme25 Korrik 2025
    26 korriku është dita e fundit kur deputetët mund të konstituojnë Kuvendin e Kosovës brenda afatit ligjor që e caktoi Gjykata Kushtetuese....
    Të tjera
    Lajme24 Korrik 2025
    Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka shkruar pas intervistës ultra ekskluzive të ish-presidentit Hashim Thaçi, të dhënë nga Haga për Rubikon me...
    Lajme24 Korrik 2025
    Sonte në emisionin Rubikon në Klan Kosova, u transmetua një intervistë ultra ekskluzive të ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi. Nga Haga, ai...
    Lajme24 Korrik 2025
    Ish-presidenti i vendit, Hashim Thaçi, nga Haga ka folur edhe për mikun e tij të madh, kryeministrin e Shqipërisë, Edi Ramën. Thaçi...
    Lajme24 Korrik 2025
    Ish-presidenti i vendit, Hashim Thaçi, nga Haga është shprehur lirinë e fituar dhe shtetin e ndërtuar duhet trajtuar shumë seriozisht. Sipas Thaçit,...
    Lajme24 Korrik 2025
    Avokati Arbër Jashari ka komentuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese, duke thënë se në rast se Kuvendi nuk konstituohet deri me datën 26...
    Lajme24 Korrik 2025
    Ish-presidenti i vendit, Hashim Thaçi, nga Haga ka folur edhe për jetën që do ta bëjë pas lirimit. Thaçi tha se nuk...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.