Policia e Kosovës ka arrestuar dje dy të dyshuar një mashkull dhe një femër për ushtrimin e veprimtarisë së prostitucionit, raporton Front Online.
Ngjarja ka ndodhur në Mitrovicë.
“Mitrovicë, 01.07.2020-12:00. Janë arrestuar dy të dyshuar, një mashkull dhe një femër kosovar/e, nën dyshimin se të njëjtit kanë kryer veprën e lartcekur. Të dyshuarit janë dërguar në gjykatë”, thuhet në njoftimin e policisë. /Front Online