×
  • Kronika
  • Kronika

    Arrestohen dy persona në Vlorë, kishin drogë në vlerë të 800 mijë eurove

    FrontOnline
    30 Janar 2025

    Policia e Shtetit ka bërë të ditur se në Vlorë e kanë zhvilluar operacionin e koduar “VORTEX”.

    Në njoftimin e lëshuar për mesia thuhet se janë arrestuar dy të dyshuar, për transportim të lëndëve narkotike.

    Poashtu, janë sekuestruar rreth 3.4 kilogramë kokainë dhe 133 gramë heroinë, me vlerë rreth 810 mijë eurove.

    “Gjatë këtij operacioni u arrestuan në flagrancë për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, shtetasit V. J., 53 vjeç, dhe K. M., 37 vjeç, të dy banues në Fier.  Në fshatin Novoselë, shërbimet e Policisë kanë lokalizuar dhe ndaluar automjetin me drejtues shtetasin V. J. dhe pasagjer shtetasin K. M., në të cilin, gjatë kontrollit kanë gjetur dhe sekuestruar 400 gramë lëndë të dyshuar narkotike kokainë, e cila dyshohet se po transportohej në qytetin e Vlorës, për t’u shitur”.

    “Në vijim të veprimeve, strukturat e DVP Vlorë mbështetur dhe nga shërbimet e DVP Fier, ushtruan kontroll në banesën e shtetasit V. J., në Fier, ku gjetën dhe sekuestruan 2 kg e 979 gramë lëndë të dyshuar narkotike kokainë dhe 133 gramë lëndë të dyshuar narkotike heroinë”, thuhet në njoftim.

    Lënda narkotike, së bashku me 3 peshore elektronike, 3 celularë dhe automjetin që këta shtetas përdornin për transport, u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

    Nga Rubrika
    Kronika19 Shkurt 2025
    Njësiti policor së bashku me zyrtarët e Ekonomisë Pyjore kanë ndaluar një të dyshuar në fshatin Llapashticë të Podujevës, i cili posedonte...
    Kronika19 Shkurt 2025
    Në polici në kryeqytet është raportuar se viktima femër pas një mosmarrëveshjeje pasditen e së martës është sulmuar fizikisht nga vëllai i...
    Kronika19 Shkurt 2025
    Pasditen e së martës në Obiliq janë arrestuar dy të mitur, pasi dyshohet se kanë therur me thikë një të mitur tjetër....
    Të tjera
    Lajme19 Shkurt 2025
    Analisti politik Blerim Canaj  ka theksuar se Kosova, si një zonë e vetme zgjedhore, ka krijuar një situatë ku disa kandidatë kanë...
    Lajme19 Shkurt 2025
    Presidenti i Republikës Çeke, Petr Pavel ka uruar Presidenten Osmani për 17-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës. Siç thuhet në njoftimin e presidencës,...
    Sport19 Shkurt 2025
    Theo Hernandez u ka shkruar një letër ndjese shokëve të tij të skuadrës dhe tifozëve të Milanit për kartonin e kuq të...
    Lajme19 Shkurt 2025
    Ushtarët italianë të KFOR-it nga Komanda Rajonale Perëndimore e kanë zhvilluar sot një ushtrim. Në njoftimin e KFOR-it thuhet se ushtarët kryen...
    Bota/Rajoni19 Shkurt 2025
    Çmimi i arit ka shkrua pranë 3000 dollarëve për ons, për shkak të blerjeve të shtuara nga bankat qendrore dhe shqetësimeve të...
    Bota/Rajoni19 Shkurt 2025
    Sanksionet e mëtejshme të BE-së ndaj Rusisë do të shpallen zyrtarisht të hënën, në përvjetorin e tretë të fillimit të pushtimit të...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.