×
  • Lajme
  • Lajme

    Canaj: Shumica e kandidatëve për deputetë kanë rënë vikti*më e zonave të veta

    FrontOnline
    19 Shkurt 2025

    Analisti politik Blerim Canaj  ka theksuar se Kosova, si një zonë e vetme zgjedhore, ka krijuar një situatë ku disa kandidatë kanë humbur mandate për shkak të shpërndarjes së votave brenda partive të tyre. Sipas tij, shumica e deputetëve bien “viktimë” e përqendrimit të votave në rajonet e tyre.

    ‘’Problemi  është se Kosova është në  një zonë zgjedhore edhe shumica e deputetëve kanë rënë viktimë e zonave të veta’’, tha Canaj për FrontOnline.

    Në këtë kontekst, Canaj ka përmendur disa shembuj konkretë. Ai ka theksuar se Besnik Tahiri, i cili është nga Podujeva dhe ka kandiduar nga AAK, ka pasur vështirësi të sigurojë vota përtej zonës së tij, pasi mbështetja kryesore e partisë së tij vjen nga Dukagjini.

    Ai ka theksuar se për shkak të natyrës së sistemit zgjedhor, disa figura politike varen tërësisht nga votat e rajonit të tyre, ndërsa të tjerë, që arrijnë të krijojnë një profil kombëtar, kanë më shumë gjasa të sigurojnë një mandat. Një shembull i kësaj është Enver Hoxhaj në PDK, i cili, sipas Canajt, është ndër të paktët kandidatë që ka arritur të marrë vota në të gjithë Kosovën dhe për këtë arsye është parë si një figurë kombëtare.

    ‘’Shembull e marrim PDK-në ,Enver Hoxhaj, mua më duket se ai është i vetmi kandidat që ka votë në krejt Kosovën, jo në një rajon, por në gjithë Kosovën që automatikisht perceptohet si një figurë e gjithë vendit’’, deklaroi Canaj.

    Kush u shpërblye e kush mori “flakareshë” në zgjedhjet e 9 shkurtit?

    Nga Rubrika
    Lajme16 Mars 2025
    Një aksident me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur në aksin rrugor Pogradec-Qafe Thanë, në afërsi të kryqëzimit të fshatit Mëmëlisht....
    Lajme16 Mars 2025
    Policia në Fushë Kosovë ka identifikuar dhe arrestuar pesë persona të dyshuar të cilët dje kishin tentuar të kryejnë vjedhje në një...
    Lajme16 Mars 2025
    Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Koçan të Maqedonisë së Veriut. Si pasojë e shpërthimit të një zjarri brenda një...
    Të tjera
    Bota/Rajoni16 Mars 2025
    Situatë e tensionuar në oborrin e spitalit të Koçanit, ku familjarët me çdo kusht kërkojnë që t’i marrin kufomat e të afërmve...
    Bota/Rajoni16 Mars 2025
    Njëri nga pronarët e klubit të natës “Pulse” është mes të arrestuarve nga autoritetet pas zjarrit tragjik në Koçani që la 59...
    Lajme16 Mars 2025
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, të hënën do të ketë takim me Peter Sorensen, përfaqësuesi i BE-së për Dialogun Kosovë-Serbi. Siç njofton...
    Bota/Rajoni16 Mars 2025
    Familjarët e viktimave të cilët humbën jetën si pasojë e zjarrit në një diskotekë në Maqedoninë e Veriut, refuzojnë që trupat e...
    Bota/Rajoni16 Mars 2025
    Mbi 20 persona janë të dyshuar, ndërsa 15 prej tyre janë arrestuar në lidhje me zjarrin që shpërtheu në diskotekën në Koçan,...
    Bota/Rajoni16 Mars 2025
    Të afërmit e viktimave të zjarrit janë mbledhur gjatë gjithë ditës përpara spitaleve dhe zyrave të qytetit në Koçani të Maqedonisë së...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.