Njësiti policor së bashku me zyrtarët e Ekonomisë Pyjore kanë ndaluar një të dyshuar në fshatin Llapashticë të Podujevës, i cili posedonte një pushkë gjuetie me 10 copë fishekë.
Bëhet e ditur se arma i është konfiskuar, ndërsa i dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.