×
  • Lajme
  • Lajme

    Arrestimi i krerëve të OVL’së, veteranët paralajmërojnë protesta

    FrontOnline
    27 Shtator 2020

    Për më shumë se tetë orë, dje është mbajtur e rrethuar ndërtesa e OVL-UÇK-së. Policia e EULEX-it, ka arrestuar figurat kryesore të kësaj organizate, ndërsa ka konfiskuar CD e materiale tjera.

    Derisa mbrojtës ligjor theksojnë se Zyra e Prokurorit të Specializuar ka vepruar sipas mandatit të saj, megjithëse aksioni po shihet si spektakël, përfaqësues të OVL-UÇK-së thonë se Gucati e Haradinaj janë kidnapuar dhe nëse mbahen në Hagë paralajmërojnë edhe protesta.

    Avokati Arianit Koci thotë për KP se Zyrja e Prokurorit të Specializuar ka vepruar sipas mandatit të vet, që ia kanë dhënë vet deputetët e Kosovës kur e kanë votuar ligjin.

    “Unë e kam një shqetësim se si duket juristët e huaj nuk po e kuptojnë kontekstin tonë shoqëror. Dhe nuk ka pasur nevojë për asnjë lloj spektakli. Çdo i ftuar deri më tani i është përgjigjur ftesës edhe zotëri Gucati edhe zotëri Haradinaj ishin përgjigjur pa problem. Sa i përket bastisjes besoj që ka qenë një spektakël i panevojshëm. Ka pasur forca jashtëzakonisht të mëdha të policisë. Dhe nuk është dashur, me dy tre policisë kanë mujt me kry bastisjen pa asnjë problem”, thotë Koci.

    Ai thotë se ende nuk dihet nëse dosjet e dorëzuara në zyrat e OVL-UÇK-së, janë dokumente autentike. E për këtë sipas tij, prokuroria duhet të jap shpjegim dhe të hetojë se pse kanë dalë këto dosje në masë të madhe. Si të tilla, Koci thotë se asnjë dokument, përmbajtja e tyre, ose emër të dëshmitarëve nuk duhet të bëhen publike.

    “Unë besoj që këtu edhe OVL ka ra grackë e dikujt që është duke zhvilluar një luftë speciale kundër Gjykatës Speciale dhe zyrës së Prokurorit të Specializuar. Nuk po e len përshtypjen e mirë, sepse po ju shkon për shtati individëve që kanë qenë pro një gjykate kosovare me gjyqtarë të huajë, me prokurorë të huajë, me hetuesit e huajë dhe përkthyes të huajë”, thekson Koci.

    Xhavit Jashari nga Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së thekson se gjatë ditës së djeshme, Hysni Gucati e Nasim Haradinaj janë kidnapuar. Për çka thotë se është e papranueshme për organizatën.

    “Unë nuk kisha me thanë që i kanë arrestuar, por kisha me thanë që ata janë kidnapuar. Forma, mënyra se si është ardh EULEX-i në zyrat e OVL-UÇK-së është e dënueshme dhe e papranueshme. Për faktin se kanë ardhur njësitet e Speciales, e një gjykate të cilën ju e dini që ne nuk e njohim. Forma se si kanë ardhur në zyrat se si i kanë bllokuar hyrjet dhe daljet pa urdhër, dhe mos prania e vendorëve gjithashtu dhe largimi nga zyrat dhe duke dhënë urdhër që gjitha zyrat janë të hapura, kemi shumë dyshime. Sepse ata kanë mund pa qenë prezent dikush nga vendorët dhe vetë OVL-UÇK, kanë mund të bëhen montazhe siç ishte edhe spektakli i djeshëm”, deklaron Jashari.

    Ndërkohë që për të gjitha këto që po ndodhin fajin ia lë Kuvendit të Kosovës, që e aprovoi formimin e Gjykatës Speciale.

    “Dhe mendoj se e gjithë kjo që po ndodhë, dhe i qoj selam prej këtu edhe vendorëve edhe ndërkombëtarëve, se nga spektaklet e tilla nuk frikohemi…Po besoj që protesta gjithsesi, por ne do t’i drejtohemi edhe organeve dhe institucioneve vendore. Sepse mendoj që turpi më i madh dje ka qenë për institucionet tona. Në radhë të parë për Parlamentin e Kosovës”, thekson ai.

    Përndryshe, sipas fletë-arrestimit të lëshuar nga Prokurori i Specializuar për kryetarin e OVL-UÇK-së, Hysni Gucati thuhet se dyshimet janë për tri vepra penale bazuar në Kodin Penal të Republikës së Kosovës. Sipas pretendimeve të Speciales, ai mund të dënohet nga pesë vjet deri në burgim të përjetshëm.

    Ndërkohë që për nënkryetarin Nasim Haradinajn nuk dihet se për cilën vepër penale është arrestuar, por para se të arrestohej kishte thënë se kurrë nuk janë intervistuar si të dyshuar për krime lufte. Haradinaj që nga dje e deri sot në mesditë nuk dihej se ku është dërguar. Kurse, pasdite, avokati Tomë Gashi konfirmoi se ai është dërguar në Hagë.

    Aksioni i djeshëm i zyrtarëve policorë të EULEX-it vjen pas shpalosjes së dosjeve që supozohej të silleshin nga dikush në zyret e OVL-UÇK-së, e që pretendohet të jenë të Dhomave të Specializuara të Prokurorisë së Hagës.

    Nga Rubrika
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku të hënën me bashkëpartiakët e tij, bëjnë homazhe te varri i ish-presidentit historik Ibrahim Rugova....
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga mërgimtarët më shumë vota. Ai thotë se kanë investuar shumë në ushtri e mbrotje,...
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka takuar profesorin e tij, Xhaferin dhe pensionistë të tjerë, ku ka premtuar se viti...
    Të tjera
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Kryetari i Podujevës Shpejtim Bulliqi, ka shprehur pikëllim për vdekjen e Hilmi Ukës, i cili ishte mësimdhënës dhe drejtor shkolle. Ai tha...
    Vip22 Dhjetor 2024
    Ish-konkurrentët e edicionit të tretë të Big Brother VIP Kosova, Arioni dhe Diana janë fotografuar së bashku. Ata krijuan lidhje sa ishin...
    Vip22 Dhjetor 2024
    Leo është bërë nervoz pasi dështoi në sfidën për kapitenin e javës. Madje ai thotë se Fitimit nuk i duhet asgjë avantazhi...
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Në pikën kufitare në Merdarë, sot është paraqitur një autobus me targa vendore, ku gjatë kontrollit të mjetit, janë selektuar për skanim...
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është shprehur se viti 2024 ka qenë viti i pasaportës së vendit tonë. Përmes një postimi në...
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Në një bisedë me një gazetar, Ilir Tahiri, kandidati për deputet i PDK-së, shprehu shqetësimin për qëndrimet e Albin Kurtit ndaj UÇK-së....

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.