Gjuha:
×
  • Lajme
  • Lajme

    Armend Zemaj tregon nëse do të marrin para qytetarët e infektuar me COVID 19

    FrontOnline
    2 vite më parë

    Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka folur për spitalin e ri për trajtimin e rasteve me Covid-19. Ai tha se sa i përket funksionalizimit të këtij spitali, Ministria e Shëndetësisë do të ndjek procedurat ligjore.

    Zemaj para gazetarëve ka folur edhe për mundësinë e mbështetjes financiare për qytetarët e prekur me koronavirus.

    Ndonëse nuk ka qenë konkret rreth kësaj teme, ai tha se do të bëjnë të “pamundurën”.

    “Çdo mundësi buxhetore që e ka MSH-ja dhe që i ofrohet edhe nga Qeveria, në jemi duke e përdorur dhe do ta përdorim për t’u dalë në ndihmë qytetarëve të prekur me koronavirus”, tha ai.

    Ai tha se të prekurve me Covid- 19 u ndihmohet në forma të ndryshme, qoftë ata që janë të shtrirë në Infektivë, qoftë ata që marrin ndihmë nga ana e Qendrave të Mjekësisë Familjare.

    Zemaj tha se Qeveria ka ndarë 39 milionë euro për t’i mbështetur për komunat për luftimin e covid-19.

    Zemaj ka theksuar se do të bëjnë të pamundurën që t’u ndihmojnë qytetarët e prekur me koronavirus, por pa përmendur një plan konkret.

    Ndryshe, dje kryetari i Prishtinës Shpend Ahmeti tha se Komuna që ai drejton do t’ua jap nga 50 euro qytetarëve të prekur me koronavirus.

    “Këto ditë do ta dërgojmë propozimin në Kuvendin Komunal që çdo qytetari të Prishtinës (zyrtarisht në regjistrin civil) që është i konfirmuar me Corona në listat e IKSHP të subvencionohet me 50 (pesëdhjetë) Euro në emër të shpenzimeve shëndetësore, jashta shërbimeve të ofruara nga sistemi jonë shëndetësor. E dijmë që është shumë modeste, por këto janë kapacitetet e Komunës tonë. Shpresojmë që qeveria të shtojë subvencionim të tillë për krejt qytetarët e Republikës së Kosovës. Për modalitetet e kriteret do të ju njoftojmë me kohë. Tashmë jemi dakorduar me partnerët e koalicionit në Pr e shpresojmë që të marrim mbështetjen e Partive politike të përfaqësuara në Kuvendin Komunal të Prishtinës”, ka shkruar ai.

     Petrol Company  prin me çmime me të lira në derivate dhe shumë oferta të tjera
    Nga Rubrika
    Lajme25 Mars 2023
    12:00Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, do të mbajë konferencë për medie, në lidhje me njoftimin e Gjykatës Kushtetuese për Ligjin për Këshillin Prokurorial. (MD,...
    Lajme25 Mars 2023
    Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës parashikon që sot (e shtunë) të mbajë me mot me diell dhe vranësira të çrregullta. Vranësirat në orët...
    Lajme24 Mars 2023
    “Marshi për Drejtësi”, i organizuar nga platforma “Liria ka emër”, do të mbahet më 2 prill nga ora 14:00 në Prishtinë, në...
    Të tjera
    Bota/Rajoni24 Mars 2023
    Policia spanjolle ka vënë në pranga tre të rinj shqiptarë, të moshës 35, 32 dhe 19 vjeç për një plantacion droge. Ngjarjet...
    Lajme24 Mars 2023
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në një pritje për nder të 24-vjetorit të ndërhyrjes së NATO-s në Kosovë, tha se “askush nuk...
    Lajme24 Mars 2023
    Nga Lëvizja Vetëvendosje kanë reaguar pasi sot Gjykata Kushtetuese e shpalli të pavlefshëm Ligjin për Këshillin Prokurorial të Kosovës. Zëdhënësi i Vetëvendosjes,...
    Bota/Rajoni24 Mars 2023
    Më shumë se 1,500 njerëz janë evakuuar në Spanjë, pasi vendi po përballet me zjarrin e parë të madh këtë vit. Qindra...
    Bota/Rajoni24 Mars 2023
    Në përvjetorin e bombardimeve, Dodik bëri thirrje për bashkimin e RS-së dhe Serbisë Të ardhmen e shoh në bashkimin e Serbisë dhe...
    Lajme24 Mars 2023
    Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, ka bërë të ditur se në shkollën e parë shqipe në Ferizaj, gjimnazi i...

    FrontOnline, © 2023 Të gjitha të drejtat e rezervuara.