×
  • Vip
  • Vip

    Arilena Ara bëhet pjesë e ‘Vogue Italia’ dhe ‘Milan Fashion Week’

    FrontOnline
    24 Shtator 2020

    Arilena Arës nuk po i ndalen sukseset.

    Këngëtarja e njohur shqiptare, Arilena Ara, po e shënon edhe një tjetër sukses në karrierën e saj.

    Ajo është bërë së fundmi pjesë e ‘Vogue Italia’ dhe ‘Milan Fashion Week’ në mesin e 8 vajzave më të fuqishme nga e gjithë bota.

    Java Milaneze e Modës këtë vit i është besuar stilistes së famshme kineze, Sara Wong, e cila do të mbledhë në një event virtual 8 vajza dhe gra më me influencë në glob. “For Powerful Women” do të bëjë bashkë këngëtare, modele dhe personalitete nga SHBA, Italia, Lindja e Largët dhe vende të tjera, të cilat do të tregojnë çfarë duhet të presin nga moda në vitin 2021 me anë të videove të realizuara nga stafi i tyre në bashkëpunim me gjigandët e modës.

    Një nga këto 8 vajza të përzgjedhura nga vetë Wong është edhe artistja shqiptare, Arilena Ara.

    Arilena do të jetë pjesë e eventit virtual, që do të transmetohet livestream ditën e sotme, 23 shtator, ndërkohë ajo ka realizuar edhe një set fotografik me veshje nga Sara Wong, i cili pritet të jetë publik në ditët në vazhdim përgjatë javës.

    Në ditët në vazhdim do të kemi mundësi të shohim më tepër detajë nga Vogue në rrjetet e tyre sociale mbi setin fotografik të Arilenës dhe 7 vajzave të tjera.

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.