Argjentina u është bashkuar vendeve si Peru,Maroko dhe Emiratet e Bashkuara Arabe për kërkimet në lidhje me gjetjen një vaksinës kundër pandemisë COVID-19, transmeton Klan Kosova.
Vaksina do të zhvillohet nga Chaina National Biotec Group, dhe kjo kompani është në kërkime të pjesëmarrëseve për testim nga vendet jashtë Kinës pasi atje rastet e infeksionit kanë rënë dukshëm.
Faza e tretë e testimit te vaksinës do të përfshij mija vullnetarë për testim,dhe kjo pjesëmarrje e lartë e pjesëmarrëseve iu jep mundësi studiuesve te vlerësojnë se sa efekt mund të këtë ajo vaksine,në mënyre që të jepet miratimi përfundimtare për përdorimin e saj, shkruan BBC.
Në qershor vaksina e kompanisë kineze CHNB group mori miratimin e Emirateve te Bashkuara Arabe,për testimin tre fazor dhe deri me tani janë bashkangjitur 15 mijë vullnetarë të cilët do të testohen
Këto testime janë miratuar edhe nga Peru, Maroko dhe tani pjesë e tyre do të jetë edhe Argjentina.