×
  • Sport
  • Sport

    Arben Fetahu, kryetar i FBK-së edhe për 4 vjet

    FrontOnline
    18 Dhjetor 2020

    Arben Fetahu është rizgjedhur kryetar i Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK). Fetahu është zgjedhur kryetar i FBK-së në vitin 2018, duke pasur Erolld Belegun, kurse do të vazhdojë mandatin edhe për katër vitet e ardhshme.

    Kështu u vendos në Kuvendin e Rregullt Zgjedhor të FBK-së. Nga 29 delegatë sa ishin prezentë të gjithë ishin për, dhe me asnjë votë kundër dhe asnjë abstenim, Fetahu do të vazhdojë punën në krye të basketbollit të Kosovës. Ai është pjesë e FBK-së që nga viti 2013.

    Në këtë Kuvend kanë marrë pjesë 29 delegatë, derisa ka munguar Sekretarja e Përgjithshme e FBK-së, Elvira Dushku për shkak të infektimit me Covid-19.

    Para fillimit të votimit, Fetahu, si kandidati i vetëm u është drejtuar delegatëve, duke folur për punën, që 2 vite e gjysmë, sa është kryetar i FBK-së, por edhe Programin për katër vitet e ardhshme.

    Fetahu u shpreh se, kanë realizuar projekte të ndryshme, si me gjenerata të reja, apo edhe me femrat, derisa një sukses i padiskutueshëm mbetet formimi i Ligës Unike.

    “Kemi formuar Përfaqësueset e reja të Kosovës duke marrë pjesë në garat ndërkombëtare, kemi organizuar dy Kampionate Evropiane në Prishtinë dhe kemi dy poste në organet zyrtare të FIBA-s. Rruga drejt suksesit nuk ka qenë e lehtë. Në kohë të pandemisë, kemi pasur shumë vështirësi, por kemi siguruar shumë sponsorë. Puna me gjeneratat e reja, femrat, klubet dhe shoqatave të basketbollit të Kosovës do të vazhdojë edhe në të ardhmen”, u shpreh ndër të tjera Fetahu.

    Delegatëve me anë të një video mesazhi u është drejtuar edhe Andreas Zagklis, sekretar i Përgjithshëm i FIBA-s. Ai ka përshëndetur mbajtjen e Kuvendit Zgjedhor, duke konfirmuar përkrahjen nga FIBA. Ai shtoi se ky vit nuk ka qenë i lehtë për asnjë vend, megjithatë, janë mbajtur shumë gara të basketbollit.

    Zagklis lavdëroi Fetahun dhe Dushkun, për punën që kanë bërë në këtë kohë të pandemisë, duke qenë shembull edhe për shumë federata tjera. “FIBA është shumë e kënaqur me punën e FBK-së. FIBA do të qëndrojë pranë jush në zhvillimin e basketbollit të Kosovës”.

    Më pas janë zgjedhur edhe dy Nënkryetarët e FBK-së: Linda Shala dhe Artan Kurti.

    Gjithashtu janë zgjedhur edhe shtatë anëtarë të Bordit: Teuta Abdullahu, Arben Bislimi, Rrahman Përteshi, Artan Qerkini, Alban Ramën, Valton Bilalli, Egzon Fetiu.

    Ndërkohë në Këshillin Mbikqyrës janë zgjedhur: Fidan Hamiti, Shaqir Totaj dhe Artan Spahija.

    Nga Rubrika
    Sport14 Janar 2025
    Një jetë për t`u përgatitur, disa sekonda apo centimetra diferencë për sukses dhe disa javë për të parë transformimin e plotë të...
    Sport14 Janar 2025
    RB Leipzig ka anuluar transferimin e sulmuesit të Milanit, Noah Okafor. Ata kanë thënë që nuk janë ndarë të kënaqur me testet...
    Sport14 Janar 2025
    Martin Zubimendi do të transferohet te Arsenali por jo në këtë afat kalimtar. Mesfushori spanjoll pritet të zbarkojë në Londër gjatë verës....
    Të tjera
    Vip14 Janar 2025
    Driloni i ka thënë troç Xhenetës, se sipas tij Gjesti nuk do ta pres atë jashtë. Ai madje ia përmendi edhe shokët...
    Lajme14 Janar 2025
    Ministri britanik për Evropë, Stephen Doughty, nga parlamenti i Britanisë së Madhe i ka bërë thirrje Kosovës dhe Serbisë që të angazhohen...
    Bota/Rajoni14 Janar 2025
    Ministri i Jashtëm i Rusisë sinjalizoi se Moska është e gatshme të dëgjojë nga presidenti i zgjedhur amerikan, Donald Trump dhe këshilltarët...
    Lajme14 Janar 2025
    Presidenti Joe Biden parashtroi parimet e tij lidhur me politikën e jashtme, në një fjalim gjithëpërfshirës, vetëm një javë përpara se të...
    Lajme14 Janar 2025
    Ish-ministri i Jashtëm, Behgjet Pacolli, ka konfirmuar për FrontOnline se ka marrë një ftesë të veçantë për të marrë pjesë në inaugurimin...
    Lajme14 Janar 2025
    Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka takuar ish-shefin e Misionit Verifikues të OSBE-së, Ambasadorin William Walker, me të cilin folën për Masakrën...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.