Arabia Saudite planifikon të rihapë xhamitë që nga e diela në Mekë, qyteti më i shenjtë në Islam, pasi ato u mbyllën për tre muaj për shkak të pandemisë së coronavirusit, njoftoi televizioni shtetëror.
Sipas Al Jazeera, përcjell Telegrafi, Mbretëria ka ndërmarrë masa kufizuese kundër virusit, veçanërisht në Mekë, por numri i rasteve të reja të coronavirusit është rritur ndjeshëm ditët e fundit.
“Xhamitë në qytetin e shenjtë do të fillojnë të rihapin dyert e tyre për besimtarët të dielën pas tre muajve të mbylljes për shkak të pandemisë së coronavirusut”, njoftoi kanali shtetëror Al-Ekhbariya, duke cituar një vendim të ministrisë së çështjeve islame.
Kanali raportoi rreth 1.500 vende të shenjta që po përgatiten për të mirëpritur vizitorët, duke treguar pamjet e punëtorëve që dezinfektojnë dyshemetë dhe tepihët.
Vendimi vjen pak javë para Haxhit, pelegrinazhit vjetor të myslimanëve në Mekë.
Ndërsa Haxhi është caktuar të mbahet në fund të korrikut, autoritetet ende nuk kanë njoftuar nëse do të vazhdohet me mbajtjen e tij ose do të anulohet.
Jashtë Mekës, xhamitë gjetkë në vend u rihapën në fund të majit, por me rregulla të rrepta që imponojnë distancimin shoqëror dhe masa të tjera.
Shteti më i goditur nga Gjiri, Arabia Saudite ka raportuar mbi 150,000 raste të të prekurve me virus, përfshirë afro 1,200 vdekje.