×
  • Lajme
  • Lajme

    Apostolova mirëpret ratifikimin e marrëveshjeve ndërkombëtare

    FrontOnline
    23 Korrik 2020

    Shefja e BE’së në Kosovë, Nataliya Apostolova ka mirëpritur ratifikim nga Kuvendi i Kosovës të pesë marrëveshjeve ndërkombëtare.

    Apostolova ka deklaruar se ratifikimi i këtyre marrëveshjeve ia mundëson pjesëmarrjen Kosovës në programet e BE’së.

    “E mirëpres ratifikimin e ditës së sotme të marrëveshjeve në Kuvendin e Kosovës të cilat mundësojnë pjesëmarrjen e Kosovës në programet e BE’së Fiskalizimi 2020 dhe Doganat 2020. Pjesëmarrja në këto programe do t’i lejojë administratës tatimore dhe doganore të Kosovës të përmirësojë dhe të modernizojë funksionet e tyre, të forcojë bashkëpunimin dhe të shkëmbejë ekspertiza me autoritetet e shteteve anëtare të BE’së dhe përtej”, ka thënë Apostolova.

    Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë votuar pro miratimit të pesë marrëveshjeve ndërkombëtare, raporton Gazeta Express.

    Për të gjitha këto marrëveshje që janë votuar ka pasur mbi 80 vota për, derisa, kësaj radhe kanë votuar edhe deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje.

    Marrëveshjet që u votuan sot:

    Shqyrtimi i Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes për financim ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim për Projektin e Fuqizimit të Sektorit Financiar.

    Shqyrtimi i Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes për Hua ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim për Projektin e Zhvillimit të Ujërave të Zeza në Gjilan.

    Shqyrtimi i Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes për Financimin e Projektit për Kadastër të Patundshmërisë dhe Infrastrukturë Gjeohapësinore ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim.

    Shqyrtimi i Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Republikës së Kosovës mbi Pjesëmarrjen e Kosovës në Programin e Bashkimit ‘Dogana 2020’.

    Shqyrtimi i Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Republikës së Kosovës mbi Pjesëmarrjen e Kosovës në Programin e Bashkimit “Fiskalis 2020”.

    Nga Rubrika
    Lajme16 Mars 2025
    Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, të dielën pritet të mbajë moti vranët dhe me intervale me diell. Vranësirat vende-vende mundë të shoqërohen...
    Lajme15 Mars 2025
    Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri ka folur për zgjedhjet që u mbajtën në shkurt të këtij viti. Haziri duke...
    Lajme15 Mars 2025
    Zjarret janë bërë një problematikë serioze ditëve të fundit, pasi që disa pjesë malore të vendit janë kapluar nga flakët. Një vend...
    Të tjera
    Bota/Rajoni15 Mars 2025
    Studentët, ata që kanë qenë organizatorë të protestave antiqeveritare në Serbi, e kanë shpallur të mbyllur protestën masive të sotme që u...
    Lajme15 Mars 2025
    Kryetari i NISMA-s, Fatmir Limaj, ka falënderuar të gjithë qytetarët që kanë votuar për këtë parti në zgjedhjet e 9 shkurtit, duke...
    Bota/Rajoni15 Mars 2025
    Në qendër të Beogradit ka pasur incidente serioze në protestën më të madhe kundër Vuçiqit dhe regjimit të tij. Në momentin kur...
    Sport15 Mars 2025
    Milani ka shënuar fitore me rezultat 2-1 në shtëpi ndaj Comos në kuadër të javës së 29-të në elitën e futbollit italian....
    Lajme15 Mars 2025
    Lëvizja Vetëvendosje 48 deputetë, PDK 24, LDK 20, AAK-NISMA 8, 9 deputetë Lista Serbe, 1 mandat e ka fituar ZSPO e Nenad...
    Bota/Rajoni15 Mars 2025
    Partia Demokratike po proteston kundër vendimit të qeverisë që ka mbyllur rrjetin social TikTok në Shqipëri. Ajo e cilëson këtë si akt...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.