×
  • Lajme
  • Lajme

    Aplikimi në BE, ekspertët ia bëjnë me dije Kurtit: Është i pamundur

    FrontOnline
    01 Tetor 2022

    Njohësit e procesit të integrimit, e konsiderojnë si të pamundur aplikimin e Kosovës për statusin e vendit të kandidatit për anëtarësim në Bashkim Evropian (BE), për shkak të mosnjohjes nga pesë vendet anëtare.

    Se sa janë gjasat që Kosova të pranohet si vend kandidat në BE, njohës e marrëdhënieve ndërkombëtare, shprehen skeptik.

    Njohësi i çështjeve, Dritëro Arifi, thotë se shtetet anëtare të BE-së kanë një lloj veto sa i përket pranimit të shteteve.

    Arifi thotë se duke e ditur që janë pesë vende mosnjohëse, praktikisht Kosova e ka të pamundur këtë proces.

    “Po çdo vend që ka një marrëveshje me Bashkimin Evropian siç është Marrëveshja për Stabilizim Asociim dhe bëhet adaptimi i ligjeve të Kosovës me ato të BE-së, ai vend që aspiron vlerat e Bashkimit Evropian, ka vend ta bëjë kërkesën për statusin e vendit kandidat, por pranimi i atij vendi bëhet vetëm në mënyrë unanime, që i bie se 27 vendet anëtare duhet të thonë Po, e që në Kosovë praktikisht nuk mund ta arrijmë sepse pesë vendet e BE-së nuk e njohin Kosovën”, thotë Arifi.

    Duke folur për këtë çështje, Arifi thotë se Kosova nuk humb asgjë nëse aplikon, por që vetëm përgjigje nuk do të marrë.

    “Kosova është e gatshme për ta bërë kërkesën por përgjigje nuk do të marrë sepse duhet unanimitet brenda Këshillit që një vend të ftohet për status të vendit kandidat. Jo nuk humb asgjë në këtë rast, por vetëm përgjigje nuk kthejnë”, u shpreh tutje Arifi.

    E njohësi i proceseve integruese, Agron Hoti, shprehet skeptik se një gjë mund të ndodhë, raporton EO.

    Krahas kërkesës për aplikim, Hoti thotë se duhet të merren edhe garanci nga shtetet anëtare, në mënyrë që Kosova mos të humb politikisht.

    “Kosova formalisht duhet të aplikojë në Këshillin e Bashkimit Evropian për anëtarësim, dhe pastaj ata e shqyrtojnë këtë aplikacion. Fillimisht Kosova duhet bëhet një vend kandidat, pastaj të hapen negociatat, mirëpo nuk jam shumë optimist”.

    “Ne mund të aplikojmë mirëpo nëse nuk kemi garancinë nga shtetet e fuqishme të Bashkimit Evropian që BE-ja do të lëvizë, atëherë humbja e një aplikacioni do të ketë pasoja politike për Kosovën, sepse ai do të merrej si dështim i Kosovës karshi procesit të Bashkimit Evropian”, u shpreh ai./Front Online

    Në këto vende nuk do të ketë rrymë për shkak të punimeve
    Nga Rubrika
    Lajme25 Prill 2024
    Deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka thënë se kanë mbajtur një takim shumë të rëndësishëm në Parlamentin Evropian dhe...
    Lajme25 Prill 2024
    Të mërkurën janë mbajtur zgjedhjet për president të Maqedonisë së Veriut. Në garë ishin shtatë kandidatë për kryetarë të shtetit. Në fushatë...
    Lajme25 Prill 2024
    Zyrtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Visar Azemi, ka thënë se LDK është e gatshme që të marrë pjesë në zgjedhje këtë...
    Të tjera
    Bota/Rajoni25 Prill 2024
    Vëzhguesit e OSBE/ODIHR në konferencë shpallen sot rezultatet e para nga vëzhgimi dhe monitorimi i rrethit të parë të zgjedhjeve presidenciale në...
    Lajme25 Prill 2024
    Ish-kryeministri Avdullah Hoti ka thënë se kryeministrit të tanishëm të vendit, Albin Kurtit, më nuk i beson askush. Sipas tij, kjo ndodh...
    Bota/Rajoni25 Prill 2024
    Figura e njohur dhe polemike, Andrew Tate, e ka ndezur sërish debatin në rrjetet sociale me një prej komenteve të tij në...
    Sport25 Prill 2024
    Distria Krasniqi është shpallur kampione e Evropës në Kampionatin Evropian që po mbahet në Zagreb të Kroacisë. Pas fitores në finale, Krasniqit...
    Lajme25 Prill 2024
    Faik Hoti, nga Instituti i Shëndetësisë Publike, ka folur për javën e imunizimit dhe rëndësinë e vaksinimit. Ai tha se ky aktivitet...
    Bota/Rajoni25 Prill 2024
    Kryetarja e Kuvendit të Serbisë, Ana Bërnabiq, ka takuar sot ish-përfaqësuesen e lartë të Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri,...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.