Gjykata e Apelit ia ka ulur dënimin Goran Stanishiqit, serbit të dënuar për krime lufte në Sllovi të Lipjanit.
Nga 20 vjet burg sa ishte dënuar Stanishiq, Apeli e ka ulur dënimin në 15 vjet burg, raporton Betimi për Drejtësi.
“APROVOHET pjesërisht si e bazuar ankesa e mbrojtësit të akuzuarit G.S., av. Lubomir Pantoviq, aktgjykimi i Gjykatës Themelore në Prishtinë – Departamenti Special, PS.nr.11/2020, datë 05.10.2021, ndryshohet përkitazi me vendimin mbi dënimin, ashtu që Gjykata e Apelit të akuzuarin G.S. për veprën penale për të cilën është shpall fajtor e gjykon me dënim me burgimi në kohëzgjatje prej 15 (pesëmbëdhjete) vite, në të cilin dënim i llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim prej datës 20.07.2019 e tutje”, thuhet në vendimin e Gjykatës së Apelit.
Kjo gjykatë, ka gjetur se pretendimet e mbrojtësit të të dënuarit Stanishiq, avokatit Lubomir Pantoviq, përkitazi më vendimin mbi dënim janë të bazuara.