×
  • Lajme
  • Lajme

    Anton Berisha zyrtarizon dorëheqjen nga AAK-ja, tregon arsyen

    FrontOnline
    19 Maj 2020

    Anton Berisha ka dhënë dorëheqje nga AAK’ja, i cili njëherit ishte zëvendësministër gjatë qeverisjes së Ramush Haradinajt.

    Përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, Berisha ka bërë të ditur edhe arsyet e dorëheqjes së tij.

    “Krahas bashkēpunimit të mirë ka pasur qasje të ndryshme edhe me vetë ish kryeministrin. Për hir të proceseve nëpër të cilat ka kaluar vendi ynë, kam vazhduar angazhimet deri në ditën e zgjedhjeve, 6 tetor 2019, kur kam përmbyllur aktivitetin tim politik në AAK – ndërkohë duke e formalizuar me shkrim.

    Gjatë këtij viti, përkundër dorëheqjes time, me kërkesë të zotëri Haradinaj, si vazhdimësi e punës e bashkëpunimit të gjatë, kam konkretizuar planin qeverisës për Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Shërbimin Diplomatik, por në fazën finale, pas analizimit të plotë, kam vendosur të mos marr përgjegjësi konkrete politike”, ka shkruar ai.

    Postimi i plotë:

    Gjatë ushtrimit të detyrës time të zëvendësministrit të jashtëm, keshilltarit diplomatik të kryeministrit dhe përfaqësuesit diplomatik për Selinë e Shenjtë, janë shpërfaqur dallime të mëdha me krerët institucional, pergjegjës per politikën e jashtme.

    Krahas bashkēpunimit të mirë ka pasur qasje të ndryshme edhe me vetë ish kryeministrin. Për hir të proceseve nëpër të cilat ka kaluar vendi ynë, kam vazhduar angazhimet deri në ditën e zgjedhjeve, 6 tetor 2019, kur kam përmbyllur aktivitetin tim politik në AAK – ndërkohë duke e formalizuar me shkrim.

    Gjatë këtij viti, përkundër dorëheqjes time, me kërkesë të zotëri Haradinaj, si vazhdimësi e punës e bashkëpunimit të gjatë, kam konkretizuar planin qeverisës për Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Shërbimin Diplomatik, por në fazën finale, pas analizimit të plotë, kam vendosur të mos marr përgjegjësi konkrete politike.

    Arsyeja e këtij qëndrimi konsiston në dallimin konceptual në trajtimin e marrëveshjeve në parim që janë produkt i proceseve të gjata politike dhe diplomatike duke përfshirë edhe partneret tonë strategjik.

    Marrë parasysh faktin që detyrën e parë specifike diplomatike e kam marrë në vjeshtën e vitit ‘95 nga presidenti Rugova, e duke vazhduar në formate të ndryshme përfaqesimin politik, institucional e diplomatik deri më tani, është e nënkuptueshme se unë do të vazhdoj të jem aktiv në kontributin për vendin tim në përputhje me konceptet e mia që në themel kanë lirinë e njeriut, demokracinë dhe integrimin e shtetit të Kosovës në strukturat euroatlantike.

    Miqëve dhe gazetarëve, të cilët u interesuan në këtë periudhë për angazhimin tim, së pari u jam mirënjohës. Së dyti, ju kërkoj mirëkuptim që për shkak të diskrecionit dhe korrektësisë ndaj palëve kam kufizuar publikimet dhe nuk kam mundur të përgjigjem në kohë.

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Ministrja e Tregtisë, Industrisë dhe Ndërmarrësisë, Mimoza Kusari, ka nënshkruar vendimin për caktimin e çmimeve të produkteve të naftës, pas rritjes si...
    Lajme04 Mars 2026
    Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Avni Dehari tha se “nuk e di” nëse sot do të ketë seancë për zgjedhjen e Presidentit. Pasi...
    Lajme04 Mars 2026
    “Nëse vjen puna, votoj për.” Kështu tha Nezir Kraki i GUXO-s shkurt për gazetarë pyetur se a është për Vjosa Osmanit për...
    Të tjera
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Presidenti i Republikës Bajram Begaj dekretoi këtë të mërkurë ndrsyhimet në qeveri, të propozuara nga kryeministri Edi Rama. Belinda Balluku lë kabinetin...
    Lajme04 Mars 2026
    Emri i Justina Pulës është përmendur sot në media si e propozuar nga PDK-ja për postin e presidentes. Rreth kësaj çështjeje, ka...
    Lajme04 Mars 2026
    Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ka mohuar se partia e tij ka një kandidat për President pas disa raportimeve se kryeakademikja Justina...
    Lajme04 Mars 2026
    Policia e Rajonit të Prishtinës ka njoftuar se vetëm gjatë muajit shkurt janë shqiptuar 18 mijë e 616 gjoba, lidhur me mosrespektimin...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Sistemet e mbrojtjes ajrore të NATO-s kanë rrëzuar një raketë iraniane që po shkonte drejt hapësirës ajrore të Turqisë, ka deklaruar sot...
    Sport04 Mars 2026
    Muaji mars këtë vit po shënohet me një iniciativë të veçantë që përçon 31 mesazhe përgjatë 31 ditëve, nga figura të njohura...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.