×
  • Lajme
  • Lajme

    Antikorrupsioni e detyron Naser Ramadanin të largohet ndaj dy OJQ-ve, kishte konflikt interesi

    FrontOnline
    07 Korrik 2020

    Drejtori i Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK), Naser Ramadani, është dashur që të zgjedhë në mes të pozitës së drejtorit të IKSHPK-së apo të kryetarit të shoqatës së mjekëve të Kosovës ose dy organizatave të tjera joqeveritare në të cilat kishte funksione.

    Ramadani mbante pozitat e kryetarit të Shoqatës së Mjekëve të Kosovës dhe Akademisë së Shkencave Mjekësore të Kosovës, të dy organizata joqeveritare që merren me aktivitete në fushën e shëndetësisë. Kjo gjë përbënte shkelje të ligjit.

    Pas këtij konstatimi të Agjencisë Kundër-Korrupsion, Naser Ramadani ka dhënë dorëheqje nga funksionet e tij në dy organizatat joqeveritare. Duke mbajtur kështu poziotën e kreut të IKSHPK-së.

    “Zyrtari i lartë z. Ramadani, është pajtuar me konstatimet e Agjencisë Kundër-Korrupsionit dhe ka premtuar se do të ndërmarrë veprime në mënyrë që ta shmang gjendjen e konfliktit të interesit. Me veprimet e ndërmarra nga z. Ramadani është shmangur gjendja e konfliktit të interesit në ushtrimin e funksionit publik”, ka bërë të ditur AKK-ja,raporton express.

    Sipas AKK-së, drejtori i IKSHPK-së ndodhej në konflikt interesi prej disa muajsh pasi i kishte mbajtur pozitat e kryetarit të dy OJQ-ve në kundërshtim me Ligjin për Parandalimin e Konfliktit të Interesit në Ushtrimin e Funksionit Publik.

    “Agjencia Kundër Korrupsionit, sipas detyrës zyrtare, ka identifikuar rastin e konfliktit të mundshëm të interesit, sipas të cilit z. Ramadani duke qenë zyrtar i lartë publik, njëkohësisht ka mbajtur edhe funksionin e kryetarit dhe personit të autorizuar në dy Organizata Joqeveritare”, thuhet në vendimin e nxjerrë nga AKK-ja më 1 korrik.

    E Ramadani ushtron edhe pozitën e profesorit të asocuar në Fakultetin e Mjekësisë në Universitetin e Prishtinës (UP).

    Ai, prej disa udhëheq edhe me Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike, i cili është institucioni më i lartë shëndetësor i Kosovës.

    Nga Rubrika
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku të hënën me bashkëpartiakët e tij, bëjnë homazhe te varri i ish-presidentit historik Ibrahim Rugova....
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga mërgimtarët më shumë vota. Ai thotë se kanë investuar shumë në ushtri e mbrotje,...
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka takuar profesorin e tij, Xhaferin dhe pensionistë të tjerë, ku ka premtuar se viti...
    Të tjera
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Kryetari i Podujevës Shpejtim Bulliqi, ka shprehur pikëllim për vdekjen e Hilmi Ukës, i cili ishte mësimdhënës dhe drejtor shkolle. Ai tha...
    Vip22 Dhjetor 2024
    Ish-konkurrentët e edicionit të tretë të Big Brother VIP Kosova, Arioni dhe Diana janë fotografuar së bashku. Ata krijuan lidhje sa ishin...
    Vip22 Dhjetor 2024
    Leo është bërë nervoz pasi dështoi në sfidën për kapitenin e javës. Madje ai thotë se Fitimit nuk i duhet asgjë avantazhi...
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Në pikën kufitare në Merdarë, sot është paraqitur një autobus me targa vendore, ku gjatë kontrollit të mjetit, janë selektuar për skanim...
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është shprehur se viti 2024 ka qenë viti i pasaportës së vendit tonë. Përmes një postimi në...
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Në një bisedë me një gazetar, Ilir Tahiri, kandidati për deputet i PDK-së, shprehu shqetësimin për qëndrimet e Albin Kurtit ndaj UÇK-së....

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.