×
  • Lifestyle
  • Lifestyle

    Antibiotiku natyral: Zhduk të gjitha infeksionet e traktit urinar dhe të veshkave

    FrontOnline
    22 Shkurt 2023

    Nëse ndonjëherë keni pasur infeksion të traktit urinar, atëherë e dini se sa është e dhembshme dhe e pakëndshme. Ju detyron të shkoni shpesh në tualet, ndërkaq urinimi bëhet shumë i dhembshëm

    Sot po ju tregojmë mjetin e shkëlqyeshëm natyral, i cili do t’ju ndihmojë që shpejt dhe me efikasitet t’i zgjidhni infeksionet e traktit urinar.

    Ky antibiotik natyral është shumë i shërueshëm dhe lehtësimi arrihet që pas turit të parë.

    Ja si mund të përgatitni mjetin natyral kundër infeksioneve të traktit urinar, transmeton Telegrafi.

    Përbërësit: 200 ml vaj ulliri, 250 g mjaltë, 250 g limon, 250 g rrënjë majdanozi.

    Udhëzimi: Rrënjët e majdanozit dhe limonin me lëvore duhet ta prisni imët, pastaj të gjithë përbërësit, duke përfshirë mjaltin dhe vajin e ullirit, përzieni në blender. Do të përftoni masë të qulltë, të cilën duhet ta ruani në ambalazh qelqi në frigorifer.

    Vërejtje: Do të jetë mirë që me mjaltë të furnizoheni nga bletarët e verifikuar, gjithsesi limoni duhet të jetë i paspërkatur.

    Nëse limonin megjithatë e blini në dyqan, lëreni të qëndrojë në ujë të ftohtë në të cilin do të shtoni pak sodë bikarbonati. Pastaj lajeni mirë. Rrënjët e majdanozit gjithashtu duhet t’i lani mirë.

    Këshillë tjetër: Pini çaj majdanozi.

    Majdanozi ndikon si diuretik, përveçse kjo pije është freskuese, do të përshpejtojë procesin e shërimit.

    Për të zbutur ose penguar infeksionin urinar, duhet të pini çaj majdanozi. Merrni një lugë rrënjë majdanozi dhe qitni në 2,5 dl ujë.

    Zieni 5 – 6 minuta, dhe pastaj mbulojeni me kapak, ftoheni dhe, pasi të ftohet, kullojeni. Pihet 3 herë nga 1 filxhan.

    Gjithashtu, majdanozi është mjet i shkëlqyeshëm kundër ënjtjeve të këmbëve dhe i dobishëm për humbje peshe.

    Këshillë: Për çdo shqetësim shëndetësor që keni, sigurohuni që të konsultoheni me mjekun tuaj. /Telegrafi/

    Nga Rubrika
    Lifestyle10 Janar 2025
    Tharja e syrit është një problem shëndetësor që prek shumë njerëz në botë. Ai shkaktohet në mungesë të lotëve të mjaftueshëm që...
    Lifestyle09 Janar 2025
    Lëkura në dimër është shumë më e ndjeshme se zakonisht dhe për këtë ne duhet të shmangim disa gabime që mund ta...
    Lifestyle08 Janar 2025
    Shumë njerëz mundohen për të bërë sasinë e rekomanduar të ushtrimeve çdo javë. Por kërkimet sugjerojnë se edhe një sasi e vogël...
    Të tjera
    Lajme12 Janar 2025
    Sonte, Hajdar Beqa, kandidati për deputet i PDK-së, përmbylli ditën me një takim të suksesshëm me banorët e Gurit të Kuq në...
    Vip12 Janar 2025
    Gjesti po vazhdon të jetë një nga banorët më aktiv brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri, Big Brother VIP. Atij së...
    Lajme12 Janar 2025
    Partia Demokratike e Kosovës mbajti një tubim elektoral në Shtabin Zonal Topliqan-Jetë e Re dhe Grackë e Vogël, ku morën pjesë kryetari...
    Lajme12 Janar 2025
    Partia Demokratike e Kosovës – Dega në Lipjan mbajti sot një takim të rëndësishëm elektoral në Shtabin Zonal Zgjedhor Banullë-Qallapek, ku u...
    Bota/Rajoni12 Janar 2025
    Bujar Nasufi është identiteti i 56-vjeçarit i cili u vra mbrëmjen e sotme me armë zjarri pranë “Pallatit me Shigjeta” në Tiranë,...
    Sport12 Janar 2025
    Barcelona ka triumfuar në Superkupën e Spanjës, duke mposhtur Real Madridin me shifrat 5-2. Ndonëse të parët në epërsi kaluan Mbretërit me...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.