×
  • Lifestyle
  • Lifestyle

    Antibiotikët të tejpërdorur te sinusitet

    FrontOnline
    25 Gusht 2023

    Antibiotikët duket se shfrytëzohen së tepërmi për sinusit, derisa shumica e këtyre gjendjeve shkaktohen nga viruset. Studimet më të reja tregojnë se vetëm 3 deri në 5 % e infeksioneve akute të sinusiteve janë me natyrë bakteriale, që do të thotë se po kaq i përgjigjen trajtimit me antibiotikë.

    Duke shfrytëzuar të dhënat e nxjerra nga dy studime amerikane mbi praktikën e përshkrimit, hulumtuesit konkluduan se antibiotikët ishin të përshkruara për më shumë se katër nga pesë pacientë me sinusit akut dhe dy të tretat e pacientëve me sinusit kronik.
    “Nga njohuritë e tanishme duket se antibiotikët përdoren së tepërmi”, thotë studiuesi Donald A.Leopold. “Kjo mund të bazohet në faktin se mjekët ndjejnë nevojën t’i japin pacientit një bar dhe prandaj nuk rezultojnë me mjekime shumë efektive. Por, edhe mund të jetë se antibiotikët vërtet ndihmojnë pacientët të ndjehen më mirë”, transmeton Telegrafi.

    Antibiotikët të përshkruar më së shpeshti

    Rhinosinusiti është një inflamacion i vrimës nasale dhe hapësirave sinusale. Simptomat janë konsideruar akute kur kanë zgjatur deri në katër javë dhe, kronike kur kanë vazhduar për tre muaj, ose më gjatë.

    Sinusiti akut zakonisht shkaktohet nga infeksione virale. Shkaktarët e sinusitit kronik nuk janë mirë të qarta, por mendohet se nxiten nga inflamacionet. Ka pasur një vlerësim të përgjithshëm se antibiotikët janë të përshkruar së tepërmi në mjekimet e infeksioneve të sinuseve dhe gjendjeve jo të mira shëndetësore të lidhura me sinusitet, por, janë bërë shumë pak studime për ta konfirmuar këtë.

    Trajtimet më së tepërmi të përshkruara, për të dy infeksionet sinusitale, akute dhe kronike, janë antibiotikët, të pasuara nga antihistaminikët, dekongjestantët nazal, kortikosteroidet inhaluese dhe ekspektoransët dhe agjentët tjerë mukolitikë.

    Penicilina ishte antibiotiku më së shpeshti i përshkruar, i pasuar nga cefalosporinat. Antibiotikët përshkruhen në 70% të rasteve gjatë vizitave shëndetësore për infeksionet kronike të sinusitit dhe në 83% tek infeksionet akute të sinusitit.

    Përdorimi i gjerë i antibiotikëve sjell një përfundim se ata duket të jenë efektivë në uljen e simptomave ose në parandalimin e përsëritjes, thonë studiuesit. Një mundësi tjetër e rëndësishme është se shumica e pacientëve kanë sëmundje që tejkalon vetvetiu, e që mund të zgjidhet pavarësisht nga trajtimi, dhe mjekët e tyre përshkruajnë atë çfarë ata mendojë se do të funksionojë.

    Steroidet e inhaluara dhe tretësirat e kripës

    Përshkrimi i tepër i antibiotikëve në masë të madhe nxitet edhe nga prirjet e pacientëve. Është e kuptueshme që nuk duhet t’i trajtojmë viruset me antibiotikë dhe nuk duhet të supozojmë se antibiotikët janë mjekimi më i mirë për rhinosinusitin kronik ose akut.

    Steroidet për inhalim, që përdoren për të ulur inflamacionin, duket të jenë një zgjidhje më e mirë për shumicën e pacientëve me probleme kronike të sinusiteve. Por, këtë mjekim e shkruajnë vetëm në 16.4% të rasteve me pacientë me simptome kronike.

    Një prej mjekimeve më të mira për infeksionet akute jo bakteriale të sinusitit është, po ashtu, një prej më të thjeshtave, larja e hundës në mënyrë të vazhdueshme me sprej kripor nazal që është mjaft efektive si zgjidhje terapeutike OTC (jashtë nevojave për t’u përshkruar detyrimisht nga mjeku).

    Rekomandohet që pacientët të fillojnë të shfrytëzojnë këto tretësira kripore për spërkatje kur ndjejnë të përparojnë simptomat respiratore.

    Terapia me tretësira kripore është më e lirë, efektive dhe më pak e përdorshme.

    Nga Rubrika
    Lifestyle10 Janar 2025
    Tharja e syrit është një problem shëndetësor që prek shumë njerëz në botë. Ai shkaktohet në mungesë të lotëve të mjaftueshëm që...
    Lifestyle09 Janar 2025
    Lëkura në dimër është shumë më e ndjeshme se zakonisht dhe për këtë ne duhet të shmangim disa gabime që mund ta...
    Lifestyle08 Janar 2025
    Shumë njerëz mundohen për të bërë sasinë e rekomanduar të ushtrimeve çdo javë. Por kërkimet sugjerojnë se edhe një sasi e vogël...
    Të tjera
    Lajme11 Janar 2025
    Një person është arrestuar pasi dyshohet se ka shtënë me armë zjarri në një lokal në Malishevë dhe e ka lënduar një...
    Lajme11 Janar 2025
    Dy persona janë raportuar të zhdukur gjatë ditës së djeshme në polici. Një burrë në Ferizaj ka thënë se mbesa e tij...
    Lajme11 Janar 2025
    Një person është arrestuar pasi të premten në terminalin doganor në Fushë Kosovë i kishte këputur litari i metaltë një kamioni, i...
    Bota/Rajoni11 Janar 2025
    Ka shkuar në 11 numri i të vdekurve nga zjarri që ka shpërthyer në Los Angeles të ShBA-së. Në një përditësim të...
    Lajme11 Janar 2025
    Njohësi i politikës së jashtme, Dritëro Arifi,për FrontOnline ka komentuar premtimet e partive politike lidhur me diplomacinë e Kosovës, duke theksuar se...
    Lajme11 Janar 2025
    Policia e Kosovës ka identifikuar dhe e ka arrestuar një person që kishte kanosur kryeministrin Albin Kurti para disa ditësh. Policia tha...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.