×
  • Sport
  • Sport

    Anglia përballet me akuza nga UEFA pas asaj që ndodhi menjëherë pas barazimit të Sllovenisë

    FrontOnline
    26 Qershor 2024

    Kombëtarja e Anglisë thuhet se mund të përballet me një akuzë nga UEFA pas asaj që ndodhi pas barazimit 0-0 kundër Sllovenisë të martën mbrëma.

    Të martën mbrëma, Anglia vulosi me sukses vendin e saj në 1/8-tën e finales së Euro 2024.

    Duke u nisur në ndeshjen në RheinEnergieStadion, Anglia e dinte se një fitore do të siguronte vendin e parë në Grupin C.

    Megjithatë, një paraqitje e dobët bëri që ata të barazoheshin 0-0 nga Sllovenia.

    Falë Danimarkës dhe Serbisë që gjithashtu luajtën në barazim 0-0, Anglia kaloi tutje si fituese e grupit.

    Pas vërshëllimës së fundit, u vu re se disa tifozë të pakënaqur anglezë hodhën gjësende në fushë kur Gareth Southgate dhe lojtarët i duartrokitën.

    Tani, është pretenduar se Anglia mund të akuzohet nga UEFA.

    “Duke pasur parasysh qëndrimin e UEFA-s gjatë gjithë turneut, do të isha shumë i befasuar nëse Anglia nuk përfundon duke u akuzuar për hedhjen e gjësendeve pasi kupat e birrës u gjuajtën drejt Gareth Southgate mbrëmë”, ka shkruar Mike Keegan nga Daily Mail.

    Ndryshe, Anglia do të përballet me shumë mundësi me Holandën të dielën në mbrëmje, teksa kërkon të sigurojë një vend në çerekfinale të Euro 2024. /Telegrafi/

    30% më shumë kilometra në Petrol Company nuk janë teori e thatë, por rezultate të prekshme, me çmime me të…
    Nga Rubrika
    Sport10 Shtator 2024
    FC Prizreni i ka zbuluar fotot dhe videon e dhunës që e përjetoi ky ekip në ndeshje me KF Deçanin, në Ligën...
    Sport10 Shtator 2024
    Kombëtarja e Norvegjisë e mposhti Austrinë me rezultat 2:1 në xhiron e dytë të Ligës B të Ligës së Kombeve. Norvegjezët kaluan...
    Sport10 Shtator 2024
    Vetëm pak orë para ndeshjes mes Shqipërisë dhe Gjeorgjisë, që do të luhet në “Air Albania” në orën 20:45, Policia e Shtetit...
    Të tjera
    Lajme10 Shtator 2024
    Këshilltari për media i presidentes së Republikë së Kosovës, Bekim Kupina, ka bërë një sqarim lidhur me llojin e biletave që presidentja...
    Sport10 Shtator 2024
    Kombëtarja e Norvegjisë e mposhti Austrinë me rezultat 2:1 në xhiron e dytë të Ligës B të Ligës së Kombeve. Norvegjezët kaluan...
    Vip10 Shtator 2024
    Dafina Zeqiri së shpejti vjen në një bashkëpunim të ri. Këngëtarja kësaj radhe ka bashkuar forcat me GIMS, artistin e njohur francez....
    Bota/Rajoni10 Shtator 2024
    Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e kësaj të marte në Kukës. Sipas policisë lokale, rreth orës 09:20, në vendin e...
    Lajme10 Shtator 2024
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka udhëtuar për në Poloni për të marrë pjesë në Samitin global “Vital Voices Summit. Sipas njoftimit...
    Lajme10 Shtator 2024
    Komisioni Për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal, është mbledhur për të diskutuar në lidhje me kthimin e ligjit nga...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.