×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Anglia ndalon vizitat në shtëpi

    FrontOnline
    31 Korrik 2020

    Disa zona të Britanisë së Madhe po raportojnë numra në rritje të të prekurve me koronavirus, ndaj qeveria po ndërhyn me masa më të rrepta për kontrollimin e situatës.

    Rritja e rasteve të infektimit me koronavirus ka detyruar qeverinë britanike të ashpërsojë masat antikovid për të mbrojtur popullatën nga një valë e dytë epidemike.

    Autoritetet njoftuan të enjten se duke nisur nga mesnata, do të ndalohen vizitat në banesa mes familjeve të ndryshme për 4 milionë banorët e rajonit të Anglisë Veriore.

    Pabet, restorantet dhe bizneset e tjera do të lejohet të qëndrojnë hapur, por sërish rregulli kryesor do të jetë kufizimi i kontakteve mes personave që nuk i përkasin të njëjtës familje, pasi mendohet se shpërfillja e rregullave të distancimit social po ndihmon përhapjen e sëmundjes.

    Britania e Madhe raporton aktualisht mbi 300 mijë veta të prekur nga virusi SARS-CoV-2 dhe më shumë se 46 mijë jetë të humbura.

    I pyetur nëse ndihej i turpëruar që vendi ka bilancin më tragjik të pandemisë se çdo shtet tjetër i Europës, kryeministri Boris Xhonson tha se është pikërisht kujtimi i atyre viktimave që po e shtyn qeverinë të hedhë hapa më të kujdesshëm në betejën me koronavirusin.

    “Kemi një shpërthim të virusit në disa vende europiane, por jemi në dijeni edhe me situatën në Shtetet e Bashkuara. Është absolutisht jetike që të ruajmë fokusin dhe disiplinën dhe të mos gënjejmë veten se kemi dalë nga rreziku. Duhet ta ndalim valën e dytë pasi pasojat në mjekësinë dhe ekonominë tonë do të ishin realisht të rënda.”

    Një ditë më parë, në Mbretërinë e Bashkuar u diagnostikuan 846 persona të rinj me Covid-19 ndërsa 38 njerëz e humbën betejën me sëmundjen vdekjeprurëse.

    Qeveria ka udhëzuar qytetarët e vet se pushimet jashtë shtetit këtë vit janë të pasigurta dhe do u duhet të mendojnë vetëkarantimin për 14 ditë sapo të kthehen.

    Spanja, Italia dhe Gjermania janë tri vendet me më shumë bartës të koronavirusit në Europë pas Britanisë, ndërkohë që në nivel kontinenti virusi u ka marrë jetën mbi 200 mijë personave.

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.