×
  • Vip
  • Vip

    Angelina Jolie: Gaza po shndërrohet në një varr masiv, 40% e viktimave janë fëmijë

    FrontOnline
    02 Nëntor 2023

    Angelina Jolie kritikoi Izraelin për bombardimet në Rripin e Gazës. Në postimin e saj në Instagram, Angelina Jolie shprehet se Gaza ka qenë një burg për gati dy dekada dhe po kthehet me shpejtësi një varr masiv.

    Angelina Jolie në postimin e saj tregon se si miliona civilë palestinezë, fëmijë, gra dhe familje po ndëshkohen kolektivisht, ndërsa u privohen nga ushqimi, ilaçet dhe ndihma humanitare.

    “Ky është bombardim i qëllimshëm i një popullate të bllokuar pa ku të shpëtojë. Gaza ka qenë një burg në ajër të hapur për gati dy dekada dhe po bëhet shpejt një varr masiv. 40% e të vdekurve janë fëmijë të pafajshëm. Po vriten familje të tëra. Ndërsa bota shikon dhe me mbështetjen aktive të shumë qeverive, miliona civilë palestinezë, fëmijë, gra, familje që dënohen kolektivisht, privohen nga ushqimi, ilaçet dhe ndihma humanitare kundër ligjit ndërkombëtar. Duke refuzuar thirrjen për një armëpushim humanitar dhe duke penguar Këshillin e Sigurimit të OKB-së që ta imponojë atë nga të dyja palët, liderët botërorë janë bashkëfajtorë në këto krime”.

    Angelina Jolie iu referua edhe “valëve” të refugjatëve, pasi ka kaluar më shumë se 20 vjet në Komisionerin e Lartë të OKB-së për Refugjatët.

    Jolie përfaqësoi UNHCR-në si Ambasadore e Vullnetit të Mirë nga viti 2001 deri në 2012 dhe më pas si e dërguar speciale nga 2012 në 2022./FrontOnline/

    Gjiganti zviceran “Lika Group” synon ta zbukurojë Prishtinën (VIDEO)
    Nga Rubrika
    Vip09 Tetor 2024
    Ish fituesja e ‘Big Brother VIP Albania’ Egla Ceno kohës së fundit ka bërë disa ndryshime në pamjen e saj. Ajo ka...
    Vip09 Tetor 2024
    Në emisionin ‘PaProtokoll’ është diskutuar për “Rrjetet Sociale dhe Hapësira e Shantazheve Modern”. Pjesë e panelistëve ka qenë edhe ish-finalistja e BBVK,...
    Vip09 Tetor 2024
    Edicioni i tretë i Big Brother VIP Kosova duket se po vjen më shpejt se që po prisni. Data se kur do...
    Të tjera
    Lajme10 Tetor 2024
    Kuvendi i Kosovës sot do të mbajë seancë. Kjo seancë pritet të fillojë në ora 11:00. Rendi i ditës 5. Votimi për...
    Lajme10 Tetor 2024
    Zëvendësndihmës Sekretari i Shtetit amerikan, Alexander Kasanof, do të vizitojë sot Kosovën. Së gjatë kësaj jave do të ndodh kjo vizitë, pati...
    Lajme10 Tetor 2024
    Rritje marramendëse e tatimit në pronë për bizneset pritet të aplikohet nga viti i ardhshëm në Kosovë, raporton portali Front Online. Pas...
    Bota/Rajoni10 Tetor 2024
    Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan do të zhvillojë të enjten një vizitë zyrtare në Tiranë. Sipas mediave turke ai pritet të mbërrijë...
    Lajme10 Tetor 2024
    Partia Demokratike Serbe ka bërë të ditur se sot do të organizojnë protestë. Në njoftimin e kësaj partie thuhet se protesta do...
    Lajme10 Tetor 2024
    Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se sot do të mbajë mot kryesisht i vranët. Në njoftimin e këtij instituti...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.