×
  • Lajme
  • Lajme

    Anëtari i kryesisë së PDK-së e quan të padijshme Luljeta Aliun pas deklaratës për Kralevën

    FrontOnline
    12 Janar 2021

    Anëtari i kryesisë së PDK-së, Betim Gjoshi i ka reaguar opinionistes Luljeta Aliu pas deklaratës që ajo mbrëmë ka bërë për Kralevën.

    Gjoshi në Facebook ka thënë se Aliu tregon urrejtjen për mijëra njerëz të këtij vendi që e duan PDK-në.

    “PDK-në e dojnë njerëzit sepse është parti me vlera të larta kombëtare.  Sojin e Lules së padijshme që shfaqet nëpër studio televizive e pengon vlera e madhe që e ka PDK-ja, angazhimi i dëshmuar kombëtar.  Prandaj, kur shfaqen Lulet ato na shërbejnë si pasqyrë për të parë veten se sa mirë po dukemi. Lulja, kjo analiste e rrejshme që të bëmat “intelektuale” ia din shehri, na tregon hapur se na urren sepse ajo nuk i don partitë me vlera kombëtare.  Jam krenar që i takoj PDK-së, që rreth vetit ka votuesit dhe njerëzit më liridashës”, ka thënë ai.

    “Sot është bërë shumë e lehtë të dallosh se kush është kush dhe çfarë përfaqëson.  Në njërën anë është lulja me shokë e shoqe që mbron Haki Abazin që ka zyre në Beograd dhe Erzen Vraniqin që babai i tij kishte dhënë leje për ndërtimin e Kishës së kriminelave Millosheviqit dhe Arkanit.  Në anën tjetër është Partia Demokratike e Kosovës që rreth vetes mban njerëz me vlera të larta kombëtare.  Vetëm një parti si PDK-ja me dashuri të madhe për vendin, që njerëzit e saj e kanë dëshmuar me gatishmëri për të dhënë jetën, mund ta kthjellë këtë vend që është e çuditshme se ku ka përfunduar vetëm në një vit”, tha ai.

     

     

     

    Me ofertat e “Sharr Travel”, vetëm sot 300 qytetarë udhëtojnë drejtë Shqipërisë
    Nga Rubrika
    Lajme13 Shtator 2024
    Valon Demolli nga Dega e Lidhjes Demokratike të Kosovës në Podujevë, ka thënë se ofendimet e Vetëvendosjes karshi tyre, ishte jo e...
    Lajme12 Shtator 2024
    Në autostradën “Arbën Xhaferi”, në afërsi të fshatit Konjuh ka ndodhur një aksident zingjirorë, e të përfshira kanë qenë tri vetura. Siç...
    Lajme12 Shtator 2024
    Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka thënë se për të gjitha kërcënimet e presidentit serb, Aleksandar Vuçiq karshi Kosovës, i njofton liderët...
    Të tjera
    Bota/Rajoni12 Shtator 2024
    Ka pasur diskutime të panumërta nëse Donald Trump dhe Kamala Harris do të marrin pjesë në një tjetër debat presidencial pas atij...
    Lajme12 Shtator 2024
    Ardian Gjini, nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), ka thënë SHBA-ja vazhdimisht po deklaron se “kanë marrëdhënie të shkëlqyeshme me...
    Lajme12 Shtator 2024
    Deputeti i VV-së, Arbër Rexhaj e ka kritkuar Prokurorinë Speciale për aktakuzën për rastin Banjska, duke thënë se është vonuar. Ai tha...
    Lajme12 Shtator 2024
    Presidenti i Serbisë mund ta shpallë Kosovën një territor të pushtuar. Kështu raportojnë media të shumta në Beograd lidhur me konferencën që...
    Lajme12 Shtator 2024
    Deputeti i VV-së, Dimal Basha, ka publikuar një fotografi me Shefen e Grupit Parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari-Lila, Ministren e Drejtësisë Albulena...
    Lajme12 Shtator 2024
    Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR-i, ka mbajtur sot një trajnim për kontrollin e trazirave. Sipas njoftimit, trajnimi u krye nga ushtarët...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.