×
  • Lajme
  • Lajme

    Analistët: Ky është qëllimi i Grenellit në Kosovë

    FrontOnline
    21 Shtator 2020

    I dërguari special i Shtëpisë së Bardhë për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, së bashku me një delegacion të Qeverisë amerikane i udhëhequr nga kryeshefi Ekzekutiv i Korporatës Ndërkombëtare të Financave të Zhvillimit të SHBA-së (DFC) Adam Boehler, do të qëndrojnë sot për vizitë në Kosovë, ku pritet të zhvillojnë takime me krerët e institucioneve.

    Kjo vizitë po bëhet menjëherë pas arritjes së marrëveshjes për normalizim ekonomik ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, e cila u nënshkrua nga të dyja palët më 4 shtator në Washington të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.Analistët politikë, vlerësojnë se kjo vizitë e ish-ambasadorit Grenell në Prishtinë, po bëhet me qëllim që të sforcohet marrëveshja e arritur në Washington.

    Publicisti Nexhmedin Spahiu në një prononcim për klankosova.tv, ka thënë se tani interesi i Kosovës është që pikat e marrëveshjes që nuk janë të leverdishme për të t’i relativizojë; kurse ato që janë në interesin e saj t’i fokusojë.“Kjo vizitë po zhvillohet në funksion të fushatës për marrëveshjen e Washingtonit (marrëveshjen e 4 shtatorit Kosovë-Serbi). E keni parë se si Presidenti amerikan Donald Trump e ka përdorë këtë marrëveshjen e 4 shtatorit në fushatën e tij zgjedhore – qoftë vet ai, qoftë përmes njerëzve të tij. Tani interesi i Kosovës është që pikat e marrëveshjes që nuk janë të leverdishme për të t’i relativizojë; kurse ato që janë në interesin e saj t’i fokusojë”.

    “Për shembull aty ka gjëra që mund ta dëmtojnë shumë Kosovën, siç janë pretendimet e Kishës Serbe që t’u kthehen me mijëra hektarë tokë që u janë konfiskuar nga komunistët gjatë Luftës së Dytë Botërore. Duhet sqaruar se ato prona [në vitin 1912-13] janë marrë pas luftës së parë ballkanike – u janë marrë Bashkësisë Islame dhe i janë dhënë Kishës Serbe. Kështu që duhet të theksohet se nuk mund t’u kthehen ato prona që janë marrë nga Bashkësia Islame.

    Sipas tij, tani varet se sa kjo marrëveshje do të jetë e dobishme dhe sa do të jetë Qeveria e Kosovës e aftë për ta kthyer në favor të saj sepse çdo marrëveshje është shkronjë në letër – përderisa ajo nuk realizohet.“Në marrëveshjen e Washingtonit, Kosova e ka humbur shansin për një pazar për të cilin ka shkuar [për të marrë njohjen nga Serbia]. Kosova tregun e saj ia ka dhënë Serbisë dhe në këmbim nuk ka marrë asgjë”.

    Edhe analisti tjetër politik, Faton Abdullahu, thekson se ardhja e Richard Grenell në Kosovë, ka për qëllim që ta tërheqë vëmendjen edhe një herë në atë që Administrata Trump e quan marrëveshje historike.“Grenell ditë më parë është ankuar se, marrëveshjes së arritur ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, në SHBA nuk i është dhënë vend i merituar, as popullaritet i mjaftueshëm. Ardhja e Grenellit duket se, pos tjerash, ka për qëllim që ta tërheq vëmendjen edhe një herë në atë që Administrata Tramp e quan Marrëveshje historike. Marrëveshja me 4 shtator në Washington, tash edhe kjo vizitë e Grenellit në Kosovë, po i jep shpejt dhe shumë atë që po i mungon tash sa kohë Qeverisë Hoti – seriozitet dhe efikasitet – duke eklipsuar jo pak mos sukseset e saj sidomos në menaxhimin e pandemisë dhe fillimit të mësimit në shkolla”.

    “Për shkak se edhe në Serbi edhe në Kosovë po thuhet shpesh se, marrëveshja ishte e përgjithshme, pa konkretizime dhe obligime të detajuara, si duket Grenell vije prapë në Prishtinë dhe Beograd por edhe gjetiu që ta ndryshoj këtë perceptim kritik, dhe kësaj radhe edhe me institucione financiare dhe përgjegjësit e tyre. magnat financiar”.Sipas tij, ,ë së shumti nga ardhja e Grenellit humb VV-ja e cila pas gati dy dekadash, tash ka prekur kulmin me refuzimin dhe paragjykimin apriori të çdo gjëje që amerikanët bëjnë në Kosovë dhe për Kosovën.“Më së shumti fiton Qeveria aktuale, përkatësisht LDK dhe Kryeministri Hoti. Edhe përkundër jo pak mangësive të Marrëveshjes, kjo perceptohet jo pak kështu, sidomos kur vihet në raport me qasjen e VV-së e cila nuk bënë opozitarizëm kritik e analitik, por refuzim përjashtues pa qëllim pragmatik. Ta dëgjosh opozitën e Serbisë se çfarë thonë për marrëveshjen në Washington, ta merr mendja se Kosova me këtë Marrëveshje është njohur përfundimisht nga Serbia, se Kryeministri Hoti ka qenë i shkëlqyeshëm në dialogim dhe se Vuçiqi është tradhtar i kombit serb. Asnjëra nuk është e saktë nga këto”.

    “Ta dëgjosh VV-n se çfarë thotë për Marrëveshjen ta merr mendja se me këtë zotim toka dhe uji i Kosovës po ndahen me Serbinë, se Kryeministri Hoti është tradhtar dhe se amerikanët tani janë me Serbinë. Edhe këto janë plotësisht të pasakta”.Abdullahu shton se vizita e Grenellit mund të sjellë edhe befasi sot në Ballkan.“Duket se edhe Greqia do të ketë një rol të ri në krejt këtë proces. Shpresojmë se këtë involvim të Greqisë ajo do të duhet ta paguaj me njohje të Kosovës”.“SHBA-t dëshmojnë se në këtë pjesë të Evropës ka rirreshtim të ri gjeopolitik të cilës ajo po i prinë duke ja vënë themelet ekonomike e të cilat do ta determinojnë politikën në rajon e më gjerë. Këtë duhet ta pranojnë gjithë të tjerët. Ka kohë ende që të nxirren edhe të mira të tjera për Kosovën nga kjo Marrëveshje, por dyshoj se këtë mund ta bëjë Qeveria aktuale”.

    Nga Rubrika
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku të hënën me bashkëpartiakët e tij, bëjnë homazhe te varri i ish-presidentit historik Ibrahim Rugova....
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga mërgimtarët më shumë vota. Ai thotë se kanë investuar shumë në ushtri e mbrotje,...
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka takuar profesorin e tij, Xhaferin dhe pensionistë të tjerë, ku ka premtuar se viti...
    Të tjera
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Kryetari i Podujevës Shpejtim Bulliqi, ka shprehur pikëllim për vdekjen e Hilmi Ukës, i cili ishte mësimdhënës dhe drejtor shkolle. Ai tha...
    Vip22 Dhjetor 2024
    Ish-konkurrentët e edicionit të tretë të Big Brother VIP Kosova, Arioni dhe Diana janë fotografuar së bashku. Ata krijuan lidhje sa ishin...
    Vip22 Dhjetor 2024
    Leo është bërë nervoz pasi dështoi në sfidën për kapitenin e javës. Madje ai thotë se Fitimit nuk i duhet asgjë avantazhi...
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Në pikën kufitare në Merdarë, sot është paraqitur një autobus me targa vendore, ku gjatë kontrollit të mjetit, janë selektuar për skanim...
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është shprehur se viti 2024 ka qenë viti i pasaportës së vendit tonë. Përmes një postimi në...
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Në një bisedë me një gazetar, Ilir Tahiri, kandidati për deputet i PDK-së, shprehu shqetësimin për qëndrimet e Albin Kurtit ndaj UÇK-së....

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.