Ambasadori i Italisë në Prishtinë, Nicola Orlando është takuar sot me ministrin e Mbrojtjes, Anton Quni, me të cilin ka biseduar për të ardhmen e sigurisë në Kosovë.
Në një postim në Twitter, diplomati italian tha se në takim është biseduar edhe për kontributin e Italisë në stabilitetin rajonal përmes KFOR-it.
“Sot pata një takim të shkëlqyeshëm me ministrin Anton Quni. Ne diskutuam për të ardhmen e sigurisë së #Kosovës dhe kontributin kyç të #Italisë në stabilitetin rajonal përmes Kosovo Force – KFOR”, shkruan Orlando.
I had an excellent meeting with minister Anton Quni today. We discussed future of #Kosovo security and key contribution of #Italy to regional stability through @NATO_KFOR.
?????? pic.twitter.com/kC6YB43Sup
— Nicola Orlando (@nicolaorlando) June 23, 2020