×
  • Lajme
  • Lajme

    Ambasada e SHBA-së financon themelimin e Qendrës Edukative “Bonevet” në Mitrovicë

    FrontOnline
    10 Qershor 2020

    Ambasada e SHBA-së në Prishtinë njofton që ka mbështetur themelimin e një qendre të re të BONEVET-it në Mitrovicë, me një grant prej 248.000 dollarëve amerikanë.

    Sipas në njoftimi për media, kjo do të jetë qendra e katërt e këtij lloji në Kosovë.

    “Ambasada e SHBA-së në Kosovë e ka mbështetur qendrën BONEVET që nga fillimi. Jemi krenarë që tani po e thellojmë partneritetin tonë me këtë organizatë shumë të suksesshme, pasi ajo po e zgjeron punën e saj për t’i zhvilluar aftësitë konkrete, teknologjike dhe kreative të nxënësve të shkollave fillore e të mesme në mbarë vendin”, thuhet në njoftim.

    BONEVET Mitrovica do të jetë pasuri e shkëlqyeshme për të rinjtë e qytetit nga të gjitha komunitetet.

    “Presim që BONEVET Mitrovica të marrë mbështetje të plotë lokale pasi ajo po kërkon hapësirë të vlefshme për punën e saj në Mitrovicë. Jemi optimistë që nxënësit e BONEVET Mitrovica do të bëhen pjesë e rëndësishme e kapitalit njerëzor të qytetit, me aftësi konkrete teknologjike dhe me një perspektivë globale që plotësisht përqafon diversitetin dhe harmoninë që shpijnë drejt zhvillimit ekonomik dhe prosperitetit. BONEVET është një mjedis interaktiv i mësimnxënies ku fëmijët dhe të rinjtë i zbulojnë talentet, aftësitë dhe njohuritë e tyre përmes edukimit të bazuar në teknologji. Përmes programeve të saj unike e gazmore të edukimit që nxisin kureshtjen, imagjinatën, kreativitetin dhe përvojën praktike që nga mosha e re, BONEVET i përgatit nxënësit e vet për t’i kapërcyer sfidat digjitale që po zhvillohen shumë shpejt”, thekson ambasada e SHBA-së në Kosovë.

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka shënuar fitore 3-0 ndaj Atletico Madrid në ndeshjen kthyese gjysmëfinale të Kupës së Mbretit, por kjo nuk ka mjaftuar për të...
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Të tjera
    Lajme04 Mars 2026
    Autoriteti Kosovar i Konkurrencës ka pezulluar përkohësisht nga puna Gresa Latifin, e cila ka shërbyer si inspektore hetuese në Divizionin e Marrëveshjeve...
    Lajme04 Mars 2026
    Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit njofton se të mërkurën, më 4 mars 2026, në kuadër të punimeve në projektin e zgjerimit të...
    Lajme04 Mars 2026
    Mbi vendin tonë mot sot pritet të jetë i vranët, me intervale dielli. Sipas parashikimit të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat do...
    Lajme04 Mars 2026
    Në kohën kur institucionet e vendit tashmë janë të konstituuara dhe qeveria në funksion, mundësia për shkuarje sërish në zgjedhje po konsiderohet...
    Lajme03 Mars 2026
    Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Nasuf Bejta, ka deklaruar se aktualisht nuk ekziston “matematikë” që do ta mundësonte zgjedhjen e Vjosa Osmani për...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) thonë se kanë vrarë komandantin e Forcës Quds të Iranit në Liban, Daoud Ali Zadeh, në...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.