Kandidati për deputet nga PDK, Altin Krasniqi, ka vizituar disa biznese në Parkun e Biznesit në Drenas.
Ai ka shkruar se disa prej këtyre kanë depërtuar në tregjet ndërkombëtare.
Postimi i tij:
Kompanitë në Parkun e Biznesit I janë me perspektivë dhe punësojnë qindra punëtorë. Sot, së bashku me kolegët kandidatë nga lista e PDK-së dhe kryetarin Lladrovci, vizituam disa kompani me veprimtari të ndryshme, si “Arkos”, “Wintech”, “Kia” dhe “Behari Doors”.
Të gjitha kompanitë këtu zhvillojnë afarizëm shembullor dhe disa prej tyre kanë depërtuar në tregjet ndërkombëtare, duke ofruar prodhime cilësore dhe konkurruese në treg.
Platforma ekonomike e Bedri Hamzës për kryeministër garanton zhvillim të qëndrueshëm ekonomik.
#partiademokratikeekosoves131
#BedriHamza1
#MemliKrasniqi2
#AltinKrasniqi20