Zgjedhjet në Gjermani nxjerrin fituese partinë e ekstremit të djathtë, për herë të parë që pas Luftës së Dytë Botërore. Qytetarët në Gjermaninë lindore të Tyringenit dhe Saksonisë kanë votuar sot në zgjedhjet që quan në fitoren të partisë së të djathtës së skajshme, Alternativa për Gjermaninë me 32.8% të votave.

Pavarësisht, Partisë së dytë kryesore opozitare gjermane që të pengojë fitoren e AfD-së në dy vendet që së bashku kanë një popullsi prej 6.3 milionë banorësh, nuk ishte e suksesshme, ajo morri vetëm 23.8% të votave.

Por perspektiva duket e zymtë për koalicionin qeverisës tre partiak të Kancelarit Olaf Scholz që po përballet me debate të brendshme të vazhdueshme, ndërkohë që dobësimi i ekonomisë dhe probleme të tjera kanë nxitur pakënaqësi mes votuesve.

Fitorja në zgjedhjet e sotme të alternativës për Gjermaninë ka paraqitur një sinjal të fuqishëm për partinë e së djathtë së skajshme veçanërisht një vit përpara zgjedhjeve të ardhshme të përgjithshme.

Megjithëse do t?i duhej një aleat për të qeverisur e ka shumë të ngjarë që asnjë parti tjetër nuk do të pajtohet për ta sjellë atë në pushtet./RTK