×
  • Opinione
  • Opinione

    Albin o vëlla, a je tu pa?!

    Nagip Tashi
    04 Janar 2023

    Këtë revoltë timen po e nis me vargjet e këngës ,, Mbretëresha kohë” të rock grupit “Troja”: Mbretëresha kohë dje boll mirë na tregoj tha nesër për neve shumë ftohtë ka me kanë.
    Në paaftësi për t’i zgjidhë çështjet kruciale në Luginë të Preshevës siç janë: Të drejtat e shqiptarëve në shumë segmente, si ajo e migrimit, pasivizimit të dokumenteve, punësimit, të zgjedhurit politikë në Luginë të Preshevës kanë marrë legjitimitet nga populli që t’i zgjidhin këto probleme të lartpërmendura, si duket me rastin e fundit të ndarjes së granteve për OJQ-të, nga mjetet financiare të transferuara nga Qeveria e Kosovës e pranuan në heshtje dështimin dhe të njëjtën kohë problemet me diskriminim ia transferuan OJQ- ve.
    Është e vërtetw se roli i OJQ-ve është që nëpërmjet aktiviteteve të tyre të ngrisin vetëdijen e masës për fenomene të ndryshme shoqërore, sensibilizojnë opinionin e gjerë, si dhe të ruajnë dhe kultivojnë trashëgiminë kulturore, por ato nuk janë për t’i zgjidhur çështjet e shqiptarëve siç janë: migrimi, pasivizimi, punësimi,etj.
    Nga ajo që dihet botërisht se nga OJQ- të përfitojnë vetëm drejtuesi i saj, ndërsa aktivistët përveç shujtës ditore ( hamburger) edhe ndonjë mëditje aty- këtu.
    Nëse Albin Kurti dhe Qeveria e tij mjetet e ndara prej 1.2 mil. € ia ka dedikuar zgjidhjes apo zbutjes së këtyre problemeve të lartpërmendura nëpërmjet Këshillit Nacional të Shqiptarëve (KNSH), ky organ ka dështuar në menaxhimin e procesit të shpërndarjes, sepse kjo formë që KNSH-ja ka zgjedhur është kryekëput subjektive, një diskurs që partitë politike e zbatojnë me vite të tëra.
    Ne kur po flasim për diskriminim shtetëror po harrojmë se të njëjtën po e zbatojmë edhe ndaj individëve që nuk i takojnë subjektit të Partisë për Veprim Demokratik (PVD), duke harruar ose qëllimisht se Këshilli Nacional i Shqiptarëve nuk është Këshilli i PVD-së. Atëherë sipas kësaj logjike dhe praktike që subjektet politike po e zbatojnë, Qeveria e Kosovës është dashtë t’i ndajw mjete subjekteve dhe jo organit të përbashkët dhe legjitim të shqiptarëve, nëpërmjet të cilit shqiptarët pretendojnë t’i zgjidhin të drejtat e tyre nëpërmjet 4 shtyllave qenësore të KNSH-së që janë: Përdorimi i simboleve, informimi, arsimi, dhe trashëgimia kulturore.
    Dorën në zemër njëherë e patëm një mbështetje nga Qeveria e Shqipërisë në krye me Edi Ramën dhe varësit e tij, çështja e teksteve shkollore filloi së realizuari nëpërmjet kanale qeveritare, normal me angazhimin e pa lodhur të kryetarit të KNSH- së Ragmi Mustafin.
    Ndërsa, sa i përket ndërmarrjeve publike si: Shtëpinë e Kulturës, Agjensionin për Turizëm, Sallën e Sportit, Bibliotekën e Qytetit, të cilat si dikastere ekskluzivisht merren me zhvillimin dhe kultivimin e kulturës qoftë sportive, kulturore apo edhe të turizimit e të cilat i menaxhojmë që më shumë se dy dekada herë një subjekt shqiptar e herë një tjetër, dorën në zemër kam menduar se ne shqiptarët përveç se do të qeverisim me ato, do ta kemi edhe mision ruajtjen e identitetit shqiptar, duke u ofruar të rinjve kushte dhe ambient të volitshëm me drejtues kreativ të cilët posedojnë aftësi, sens, vullnet dhe dëshirë për ngritjen e nivelit kulturor, e fatkeqësisht subjektet politike që drejtojnë këto dikastere kanë dështuar duke afruar njerëz të besueshëm të partisë dhe nëpërmjet tyre t’i realizojnë interesat e ngushta partiake e jo interesat kombëtare. Prandaj them se kësaj here me shpërndarjen e granteve shoqërisë civile, udhëheqësit tanë legjitim ose pa vetëdije ose qëllimisht kanë pranuar fshehurazi dështimin, duke i graduar OJQ-të dhe degraduar Institucione që vet i qeverisim sot e dy dekada më herët.

    (Autori është aktivist nga Lugina e Preshevës)

    Nga Rubrika
    Opinione08 Janar 2025
    Kushtëzimi i certifikimit të Listës Serbe për pjesëmarrje në zgjedhjet dhe institucionet e Kosovës me njohjen e shtetit, simboleve dhe dokumenteve të...
    Opinione07 Janar 2025
    Nga Adri Nurellari  Vendimi për të ndaluar “TikTok”-un në Shqipëri është një shfaqje e ludite e ngutshme dhe e cekët, që shmang...
    Opinione06 Janar 2025
    Nga Hisen Berisha: Refuzimi i Kryeministrit Kurti ndaj Prokurorisë Speciale dhe institucioneve shtetërore shfaq një problem më të thellë sesa një mosmarrëveshje...
    Të tjera
    Lajme09 Janar 2025
    Për ish-kryeministrin e Kosovës, Avdullah Hoti, kryeministri aktual Albin Kurti ka cenuar marrëdhëniet e Kosovës me partnerët e saj, veçanërisht me SHBA-në....
    Bota/Rajoni09 Janar 2025
    Presidenti Joe Biden miratoi të mërkurën një deklaratë federale për gjendje emergjence për Kaliforninë, që do të autorizojë fonde dhe burime për...
    Vip08 Janar 2025
    Xheneta ka konfrontuar Leo-n për ofendimin që i ka bërë mbrëmë teksa e konsideroi ”Gold Digger”. Ajo u shpreh se asnjëherë nuk...
    Vip08 Janar 2025
    Ish-banorja e “Big Brother VIP Kosova”, Anisa, ka shkaktuar reagime me qëndrimin e saj ndaj vendimit të Gjestit për t’iu bashkuar “Big...
    Sport08 Janar 2025
    Edon Zhegrova është duke e luajtur sezonin më të mirë në karrierën e tij, me fanellën e Lille, si në Ligue 1...
    Vip08 Janar 2025
    Sara dhe Driloni kanë shijuar një darkë romantike brenda shtëpisë së ‘Vëllait të Madh’ teksa bashkë shoshitën gjithë raportin dhe ndjesitë e...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.