×
  • Opinione
  • Opinione

    Albin Kurtin e akuzojnë për “vdekje kauzash” një parti që edhe sot thirret në emër të Ibrahim Rugovës!

    Xhevdet Pozhari
    27 Janar 2023

    Shkruan: Xhevdet Pozhari

    Rrjedha e ngjarjeve politike ka marrë një kahe interesante në Kosovë. Presioni ndërkombëtar për arritjen e një marrëveshjeje të ashtuquajtur finale, ka kulmuar. Reflektorët janë kthyer kah kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

    Rrugëtimi politik i Albin Kurtit ka qenë i gjatë, i njohur tashmë për të gjithë. Pozita që sot mban me një mbështetje të fuqishme në elektorat është edhe falë kauzave të tij. Veçanërisht narracioni kundër qeverisjeve të mëparshme të identifikuara me afera të ndryshme korruptive, keqmenaxhim dhe mbi të gjitha dëshpërimin që sollën në popullatë. Por, natyrisht vokacioni politik i Kurtit ishte i zëshëm në rastin e nënshkrimit të ndërkombëtare midis Kosovës dhe Serbisë. Një proces që zgjatë tash e sa vite dhe njihet me emërtimin “negociata” apo “dialog”. Nëse do të mungonte ndërmjetësimi ndërkombëtar, asnjëri nga këto dy emërtime nuk do të qëndronte. Dhe, është pikërisht ky ndërmjetësim përmes përfaqësuesve të shteteve të fuqishme që sot kërkon me të drejtë një zgjidhje finale.

    Përderisa Kurti tregohet i matur me deklarata, opozita në anën tjetër është duke fërkuar duart. Parti që kanë qëndruar thuajse pandërprerë në pushtet dhe “kauzë” të vetme i kishin emrat e liderëve të vdekur, sot shpresojnë se edhe Albin Kurti do të hedhë hapin në drejtim të koncesioneve, njëjtë siç kanë vepruar ata në të kaluarën. Pra, në vend që të shtojnë vigjilencën dhe të kërkojnë llogari për përmbajtjen e marrëveshjes, më të rëndësishme e kanë që edhe Kurti të gaboj dhe të barazohet me ta!

    E, të presësh një gjë të tillë tregon se sa vuajnë nga mungesa e vizionit parti të caktuara që udhëhiqen nga njerëz të cilët nëse ua heq ëmblemën partiake, ngelin ose si anonimusa që nuk kanë pasur asnjë kontribut në këtë shoqëri, ose me vendimet e tyre bartin mëkate të tilla në politkbërje që në shtetet normale as që do të mund të vinin ndonjëherë në shprehje të merreshin sërish me politkë.

    Por, ja që Kosova mbetet vend i mundësive, sidomos në rrethana kur kërkohen “partnerë alternativë” të cilët pa asnjë kusht janë në gjendje të pranojnë çdo kompromis me kushtin e vetëm- veç edhe një herë të kthehen në pushtet.

    Në këtë paradoks zhvillimesh, opozita në vend se të kërkojë të ngritet përgjegjësia kolektive, bën të kundërtën- e shtyen me çdo kusht kryeministrin Kurtin për të legjitimuar marrëveshjet në të kaluarën. Vetëm që në fund të barazohen dhe të thotë – ja edhe ky është si ne! Dhe ky është edhe gabimi thelbësor i partive që mbulohen me emrat e liderëve të shkuar, ngaqë nuk e dinë se Albin Kurti as ka qenë, e as do të bëhet ndonjëherë si ata. Rrugëtimi i tij politik është pa ngarkesat e së shkuarës. Është një projekt që do të inspirojë brezat e së ardhmes.

    Nga Rubrika
    Opinione08 Janar 2025
    Kushtëzimi i certifikimit të Listës Serbe për pjesëmarrje në zgjedhjet dhe institucionet e Kosovës me njohjen e shtetit, simboleve dhe dokumenteve të...
    Opinione07 Janar 2025
    Nga Adri Nurellari  Vendimi për të ndaluar “TikTok”-un në Shqipëri është një shfaqje e ludite e ngutshme dhe e cekët, që shmang...
    Opinione06 Janar 2025
    Nga Hisen Berisha: Refuzimi i Kryeministrit Kurti ndaj Prokurorisë Speciale dhe institucioneve shtetërore shfaq një problem më të thellë sesa një mosmarrëveshje...
    Të tjera
    Lajme09 Janar 2025
    Për ish-kryeministrin e Kosovës, Avdullah Hoti, kryeministri aktual Albin Kurti ka cenuar marrëdhëniet e Kosovës me partnerët e saj, veçanërisht me SHBA-në....
    Bota/Rajoni09 Janar 2025
    Presidenti Joe Biden miratoi të mërkurën një deklaratë federale për gjendje emergjence për Kaliforninë, që do të autorizojë fonde dhe burime për...
    Vip08 Janar 2025
    Xheneta ka konfrontuar Leo-n për ofendimin që i ka bërë mbrëmë teksa e konsideroi ”Gold Digger”. Ajo u shpreh se asnjëherë nuk...
    Vip08 Janar 2025
    Ish-banorja e “Big Brother VIP Kosova”, Anisa, ka shkaktuar reagime me qëndrimin e saj ndaj vendimit të Gjestit për t’iu bashkuar “Big...
    Sport08 Janar 2025
    Edon Zhegrova është duke e luajtur sezonin më të mirë në karrierën e tij, me fanellën e Lille, si në Ligue 1...
    Vip08 Janar 2025
    Sara dhe Driloni kanë shijuar një darkë romantike brenda shtëpisë së ‘Vëllait të Madh’ teksa bashkë shoshitën gjithë raportin dhe ndjesitë e...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.