×
  • Opinione
  • Opinione

    Albin Kurti si trajneri i “Los Galaktikos” që nuk po fitojnë trofe!

    Xhevdet Pozhari
    11 Nëntor 2022

    Ngjarjet në Kosovë kanë marrë një kahe interesante, veçanërisht pas vendimit të Qeverisë së Kosovës për targat në veri. Shkaku i reagimeve të Beogradit, janë shtuar zërat se ky vendim mund të jetë në udhë pa krye, veçanërisht kur presioni i SHBA për shtyerjen e këtij vendimi është më i theksuar se kurrë më parë. Opozita e hutuar e në mungesë të një vizioni apo kritike, ka nisur të fshihet prapa fjalëve të përfaqësuesve ndërkombëtarë me shpresën se përmes tyre do ta fitoj betejën me Albin Kurtin.

    E, Albin Kurti më së paku shqetësohet për zërat opozitar që ata e shpallin kushedi për të satën herë “anti – amerikan”! Është një betejë të cilën e ka fituar me opozitën disa herë dhe fare nuk brengoset nëse ata do të mbeten në të njëjtat pozicione.

    Dhe, derisa ne që analizojmë ngjarjet kryesore politike merremi me një situatë që tash për tash bart në vete paqartësi të shumta dhe rreziqe të theksuara, një mik që është fans i flaktë i futbollit, më shkruajti një ditë se Albin Kurti përngjason me trajnerin e “Los Galaktikos” që nuk po fiton trofe!

    Për mua ishte intrigues fakti se zhvillimet në Kosovë dhe vendimet e Qeverisë Kurti kishin ngjallur edhe reagimet e tifozëve të flaktë të futbollit. Prandaj, edhe këtë shkrim zgjodha ta përpilojë sipas këndvështrimit të atyre që fare pak iu intereson politika, por në këndvështrimin e tyre Qeverinë Kurti e shohin si një triumfuese pa trofe – njëjtë si “Los Galaktikos”.

    “Los Galaktikos” është term i përdorur për ekipin e ëndrrave të cilin e krijoi një kohë Real Madridi, fal punës së Presidentit Florentino Perez, që nuk kurseu asgjë për të ardhur në primat si ekipi më i mirë. Por, pavarësisht pritshmërisë së krijuar në botën e futbollit, ai ekip lëre se nuk fitoi, përkundrazi zhgënjeu, njejt siç po zhgenjen edhe PSG, me shumë yje por pa performancën e duhur.

    Në këtë kuptim, në rolin e lirderit jo të Real Madridit por të Vetëvendosjes, Kurti si udhëheqës për vite të tëra dha gjithçka nga vetja, shkriu mundin dhe angazhimin me premtimin për të krijuar primatin e një super ekipi të VV-së, por sindromi “Los Galaktikos” ka prekur me gjase edhe Qeverine e Kosoves, qe ka 51% te besimit qytetar.

    Performanca e pritur ekipore ka mbetur nën hijen e Albin Kurtit. Ai nuk shihet më vetëm si kryeministër, por edhe si ministër i shëndetësisë, edhe si ministër i jashtëm, edhe si ministër i brendshëm, edhe si ministër i mbrotjes, edhe si ministër i ekonomisë, edhe si ministër i drejtësisë, edhe si ministër i arsimit. Asgjë nuk lëviz pa fjalët e tij. Shpresa se ekipi i tij do të ofrojë një performancë të shkëlqyer, venitet çdo ditë e më shumë.

    Veçanërisht kur edhe thuajse pas dy viteve qeverisje, sundimi i ligjit ka mbetur veç si një epitaf i shkruar me fjalitë “Vetting” dhe “konfiskim i pasurisë së pajustifikuar”, pa asnjë veprim konkret në praktike. Shërbimet shëndetësore vazhdojnë të ngelin të njëjta, stafi profesionist shëndetësor detyrohet të punoj me paga të mjera. Hapja e vendeve të reja të punës është pakrahisimisht më e vogël sesa braktisja e këtij vendi nga rinia. Pensionet vazhdojnë të mbesin për faqe të zezë, ndërsa arsimi mbetet i ngulfatur nga militantë që kualifikimin më të rëndësishëm e kanë librezën partiake.

    Emri i përveçëm i Albin Kurtit nuk është i mjaftueshëm të mbuloj të gjitha ngecjet e dikastereve qeveritare. Prandaj, ai gjithmonë e më shumë ka filluar t’i ngjajë trajnerit të “Los Galaktikos” që premtoi shkëlqim të ekipit, ndërsa nuk rrëmbeu ende asnjë trofe. Të paktën jo tani për tani. Jo me këtë ekip!

    *Qëndrimet e autorit nuk paraqesin domosdoshmërisht qëndrimet e redaksisë.

    Nga Rubrika
    Opinione08 Janar 2025
    Kushtëzimi i certifikimit të Listës Serbe për pjesëmarrje në zgjedhjet dhe institucionet e Kosovës me njohjen e shtetit, simboleve dhe dokumenteve të...
    Opinione07 Janar 2025
    Nga Adri Nurellari  Vendimi për të ndaluar “TikTok”-un në Shqipëri është një shfaqje e ludite e ngutshme dhe e cekët, që shmang...
    Opinione06 Janar 2025
    Nga Hisen Berisha: Refuzimi i Kryeministrit Kurti ndaj Prokurorisë Speciale dhe institucioneve shtetërore shfaq një problem më të thellë sesa një mosmarrëveshje...
    Të tjera
    Lajme08 Janar 2025
    Gati 20 vjet pas tentativës së dështuar për privatizimin e Hotelit Grand në Prishtinë, shteti i Kosovës do t’i paguajë mbi 7...
    Vip08 Janar 2025
    Elvis Presley, ylli i parë i rokut në botë, sot më 8 janar do të mbushte 90 vjet. Këngëtari ikonë i muzikës...
    Vip08 Janar 2025
    Këngëtarja e njohur, Fjolla Morina është goxha aktive në rrjetet sociale, sidomos në Instagram. Ajo edhe sot ka publikuar disa fotografi, të...
    Lajme08 Janar 2025
    Nga shkurti, në Kosovë do të nisë imunizimi i djemve me vaksinën kundër papilloma virusit (HPV), pasi një vaksinë e tillë nisi...
    Lajme08 Janar 2025
    Njohësi i ekonomisë, Shenoll Muharremi i ka publikuar disa të dhëna të importit të energjisë elektrike nga Kosova për vitin 2024. Muharremi...
    Vip08 Janar 2025
    Vullneti ka biseduar me Drenushën lidhur me protestën para një Xhamie në Prizren, kundër  festivalit  “DokuFest”. Ai rrëfeu ngjarjen që i kishte...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.