Albi Nako është vënë sërish në qendër të kritikave përshkak të deklaratave të tij.
Së fundmi ai u bë pjesë e spektaklit “Tka mami yll” ku protagonistë janë fëmijë nga 10 deri 15 vjeç.
Në një nga puntatat e fundit është shfaqur një vajzë, e cila në vend të performancës u komentua për peshën e saj.
“Ty të pëlqen më shumë të ushqehesh apo të këcesh?”- e pyeti Albi Nako vajzën e cila përgjigjet: “Të kërcej.” Por, Albi vijon sërish duke insistuar: “E sigurt?” E më pas e pyet se cili nga djemtë krah saj e ka trupin më të bukur për balet.
Kjo ka ngjallur kritika të ashpra kundrejt tij duke i kujtuar se edhe më parë ka dhënë komente të tilla që janë konsideruar bullizuese.
Gjatë emisionit “E diell”, në rubrikën “Just Dance”, ku ishte në karrigen e anëtarit të jurisë,asokohe ai krahasoi një nga konkurrentet me personazhe të filmit “Planeti i Majmunëve” dhe bëri “batuta” të papërshtatshme për moshën e saj dhe faktin që ishte beqare.
Ndërkohë ditë më parë ai ka zbuluar se si fëmijë është bullizuar nga të tjerët.