Disa ditë më parë në emisionin e tij, aktori Albano Bogdo ofendoi këngëtaren e njohur Beatriks Ramosaj lidhur me pjesëmarrjen e saj në Big Brother VIP Albania.
Lidhur me këtë ka ardhur reagimi nga ana e aktorit tjetër të njohur shqiptar, Elvis Pupa.
Ai reagoi pas “refuzimit” të Bogdos për një ndjesë publike ndaj këngëtares me arsyetimin se ajo që kishte bërë nuk ishte gjë tjetër veçse ushtrim i lirisë së fjalës.
Në reagimin e tij, aktori Pupa nëpërmjet një video të shpërndarë në rrjetin e tij social Instagram, ka thumbuar hapur aktorin.
“Mënyra sesi një njeri e përdor lirinë e fjalës tregon shumë për karakterin e atij njeriu”, është shprehur Pupa.