×
  • Lajme
  • Front TV
  • Front TV

    Alarmon pulmologu kosovar: Në vjeshtë pritet të përkeqësohet situata me Coronaviurus

    FrontOnline
    18 Gusht 2020

    Tashmë kanë kaluar 6 muaj prej kur në Kosovë janë konfirmuar rastet e para me Coronavirus. Një valë e re e këtij virusi po paralajmërohet të ndodh sërish në muajt e vjeshtës, atëherë kur edhe pritet të shfaqet gripi sezonal. Deri më tani është raportuar për 11.686 persona të prekur nga Covid-19 në gjithë territorin e Kosovës, përderisa 416 veta kanë humbur jetën.

    E, në lidhje me këtë në një intervistë për Front Online, pulmologu Flamur Marku konsideron se në muajt e ardhshëm mund të ketë përkeqësim të situatës me Coronavirus në vend.

    Ai një gjë të tillë e bazon në hulumtimet ndërkombëtare që janë bërë si dhe nga numri i madh i të prekurve nga gripi sezonal vitin e kaluar.

    “Në bazë të hulumtimeve ndërkombëtare që bëhen, në bazë të pritjeve që kemi, duke pasur parasysh edhe numrin e të prekurve vitet e kaluara nga gripi sezonal, presim që mund të ketë një përkeqësim të situatës. Mirëpo nuk mund ta themi me saktësi se këto janë vetëm supozime. Mbetet të shihet se si do të shkoj puna”, ka thënë pulmologu Marku.

    Ai madje, thotë se meqë virusi Corona është sëmundje e re dhe që sipas tij nuk ka shumë informacione në lidhje me të, në fillim telashe do të jetë diagnostifikimi i pacientëve nëse bëhet fjalë për Covid-19, apo për gripin sezonal.

    “Meqenëse kjo është sëmundje e re, dhe nuk kemi informacione shumë për të. Sigurisht që ka me qenë pak më e rënduar të diagnostifikohet nëse bëhet fjalë për Covid-19 apo një gjendje gripoze të zakonshme”, thotë më tutje Marku duke shtuar se në në bazë të rëntgenit dhe analizave laboratorike që do të jku bëhet këtyre pacientëve do të jetë më i lehtë diagnostifikimi me kohë i tyre.

    59 pacientë me Covid në Klinikën e Pulmologjisë, shumica me sëmundje shoqëruese

    Sipas pulmologut Flamur Marku në Klinikën e Pulmologjisë aktualisht janë duke marrë trajtim 74 pacientë. Prej tyre 59 pacientë janë të konfirmuar pozitiv si dhe 6 të tjerë kanë rezultuar negativ.

    “Aktualisht në Klinikën e Pulmologjisë janë të shtrirë 74 pacientë. Prej tyre të konfirmuar pozitiv i kemi 59 pacientë, 6 janë negativ dhe të tjerët janë në pritje të rezultateve të testimit që ju kemi bërë sot. Gjendja e tyre është stabile. Ka pacientë të cilët janë në gjendje më të rëndë me oksigjen të vazhdueshëm, mirëpo janë stabil”, pohoi Marku.

    Numri i pacientëve të shtrirë në këtë Klinikë, sipas Markut ndryshon varësisht nga lirimi dhe pranimi i tyre që bëhet gjatë ditës.

    Sipas pulmologut Marku, pacientët që kërkojnë ndihmë në këtë klinikë janë me simptoma të avancuara të sëmundjes së Covid-19.

    Prej tyre ka raste kur sipas Markut kanë pneumoni apo ndezje të indit mushkëror.

    “Pacientët zakonisht në Klinikën e Pulmologjisë vijnë me simptoma pak më të avancume të sëmundjes, sepse tani ne trajtojmë raste të cilat janë të konfirmuara pozitiv me Covid-19 dhe që kanë ndryshime në mushkëri. Do të thotë kanë një pneumoni apo ndezje të indit mushkëror dhe në gjendje pak më të rëndë, ata me oksigjen të ulët si dhe me temperaturë të lartë”, deklaroi më tutje Marku për Front Online.

    Një specializante e Klinikës së Pulmologjisë e prekur më Coronavirus  

    Përveç pacientëve të prekur me Coroanvirus, në Klinikën e Pulmologjisë deri më tani janë të prekur 6 mjekë me këtë virus të cilët tanimë janë shëruar.

    Ndërsa, sipas pulmologut Flamur Markut aktualisht vetëm një specializante është pozitive me Covid-19 në këtë Klinikë, e cila është duke marrë trajtimin e duhur.

    “Kanë qenë të infektuar 6 mjekë të Klinikës së Pulmologjisë, mirëpo që tanimë janë rikuperuar. Tani aktiv është vetëm një rast, një specializante e cila është aktiv. Të tjerët janë rikuperuar dhe i janë kthyer punës në Klinikë”, ka thënë më tej publomogu Flamur Marku për Front Online.

    Vetëm 25 shtretër të lirë në Klinikën e Pulmologjisë

    Shtimi i madh i të prekurve me Coronavirus ka bërë që shumë Klinika të QKUK-së të bëhen strehë e trajtimit të këtyre pacientëve.

    Një prej tyre është edhe Klinika e Pulmologjisë, pacientët e prekur me coronavirus të së cilës po marrin trajtim edhe në Klinikën e Dermatologjisë.

    Sipas pulomologut Flamur Marku, kjo klinikë ka kapacitete të mjaftueshme për të përballuar edhe pacientë të tjerë.

    Madje sipas tij, aktualisht janë 25 vende të lira.

    “Ne kemi kapacitet të mjaftueshëm. Kemi më shumë se 25 vende të lira për pacientë. Sepse që një kohë e kemi edhe Klinikën e Dermatologjisë të cilën e shfrytëzojmë si Klinikë e Pulmologjisë për raste të prekura me Coronavirus dhe kemi shtretër të mjaftueshëm për pacientët që shtrihen këtu”, tha Marku për Front Online.

    Marku thotë se përveç pacientëve me gjendje të rënduar, ata të cilët kanë simptoma më të lehta marrin trajtimin në shtëpi.

    “Pacientët që vijnë këto zakonisht janë në një gjendje më të komplikuar. Dhe është i nevojshëm tretmani me antibiotik me intravenoz për lehtësimin e frymëmarrjes. Kurse, rastet që janë më të lehta që e kanë në rregull saturimin e oksigjenit, apo edhe janë në gjendje më të lehtë, atëherë ne shkojmë me terapi orale dhe trajtohen tek shtëpia”, deklaroi më tutje Marku.

    Ai po ashtu ka edhe një mesazh për të gjithë ata persona që po marrin antibiotik pa marrë rekomandimin e mjekut.

    “Me pas kujdes maksimal gjithmonë në kontakt me të gjithë. Dhe mos me marrë antibiotik pa nevojë, pa u konsultuar me mjekun, pa i pas vlerat e infeksionit të rritura ose pa pasur ndryshime në mushkëri. Ka shumë pacientë që vijnë, dhe pa u konsultuar me askënd vetëm në bazë të informatave që kanë marrë nga njerëzit kanë marrë antibiotik që nuk kanë pasur nevojë”, tha në fund pulmologu Flamur Marku.

    Kujtojmë se nga 13 marsi në Kosovë janë konfirmuar 11.686 raste pozitive me Coronavirus. Derisa, janë shëruar 7.562 pacientë dhe 416 të tjerë kanë humbur betejën me Covid-19. /FrontOnline/

    Nga Rubrika
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku të hënën me bashkëpartiakët e tij, bëjnë homazhe te varri i ish-presidentit historik Ibrahim Rugova....
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga mërgimtarët më shumë vota. Ai thotë se kanë investuar shumë në ushtri e mbrotje,...
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka takuar profesorin e tij, Xhaferin dhe pensionistë të tjerë, ku ka premtuar se viti...
    Të tjera
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Kryetari i Podujevës Shpejtim Bulliqi, ka shprehur pikëllim për vdekjen e Hilmi Ukës, i cili ishte mësimdhënës dhe drejtor shkolle. Ai tha...
    Vip22 Dhjetor 2024
    Ish-konkurrentët e edicionit të tretë të Big Brother VIP Kosova, Arioni dhe Diana janë fotografuar së bashku. Ata krijuan lidhje sa ishin...
    Vip22 Dhjetor 2024
    Leo është bërë nervoz pasi dështoi në sfidën për kapitenin e javës. Madje ai thotë se Fitimit nuk i duhet asgjë avantazhi...
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Në pikën kufitare në Merdarë, sot është paraqitur një autobus me targa vendore, ku gjatë kontrollit të mjetit, janë selektuar për skanim...
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është shprehur se viti 2024 ka qenë viti i pasaportës së vendit tonë. Përmes një postimi në...
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Në një bisedë me një gazetar, Ilir Tahiri, kandidati për deputet i PDK-së, shprehu shqetësimin për qëndrimet e Albin Kurtit ndaj UÇK-së....

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.