×
  • Lajme
  • Kronika
  • Kronika

    Alarmante/ 8 të vdekur nga Coronavirusi brenda ditës

    FrontOnline
    25 Gusht 2020

    Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike (IKSHPK), ka publikuar rezultatet e fundit të të infektuarve me Coronavirus dhe rasteve të vdekjeve brenda 24-orëve në Kosovë, raporton Front Online.

    Nga IKSHPK-ja është njoftuar edhe për 8     raste të vdekjes nga Coronavirusi.

    Njoftimi i plotë:

    131 TË SHËRUAR DHE 136 RASTE ME COVID-19!

    Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK me metodën RT-PCR dhe në laboratoret private, janë testuar gjithsej 471 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 136 raste pozitive. Brenda 24 orëve janë raportuar 8 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv.

    Numri total i rasteve pozitive është 12.683 raste nga 48.232 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 488 raste të vdekjes.

    Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 131 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 8.788 raste, kurse numri i rasteve aktive është 3.407.

    Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 51 raste, komuna Podujevë 10 raste, komuna Fushë Kosovë 9 raste, komuna Ferizaj 7 raste, komuna Gjilan 7 raste, komuna Mitrovicë 7 raste, komuna Vushtrri 6 raste, komuna Pejë 5 raste, komuna Skenderaj 5 raste, komuna Drenas 4 raste, komuna Malishevë 4 raste, komuna Gjakovë 3 raste, komuna Klinë 3 raste, komuna Kamenicë 2 raste, komuna Kaçanik 2 raste, komuna Lipjan 2 raste, komuna Prizren 2 raste, komuna Obiliq 2 raste dhe me nga një rast komunat Istog, Junik, Shtime, Suharekë dhe Viti.

    Nga Rubrika
    Lajme10 Janar 2025
    Presidentja Vjosa Osmani sot ka pritur në takim zëvendëssekretarin e Shtetit Amerikan për Menaxhimin dhe Resurset, Richard R. Verma. Siç njoftoi Presidenca,...
    Lajme10 Janar 2025
    Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, është pyetur se cili është ish-kryeministri të cilin e kanë intervistuar prokuroria në ndërtesën e Qeverisë së...
    Lajme10 Janar 2025
    Qeveria ka miratuar propozim-vendimin për emërimin e Lyra Osmanit si Inspektore e Përgjithshme. Kryeministri Albin Kurti ka propozuar që kandidatja Lyra Osmani...
    Të tjera
    Ekonomi10 Janar 2025
    Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme ka marrë vendim për rritjen e pensioneve për 20 përqind për familjet e kategorive të...
    Sport10 Janar 2025
    Menaxheri i Edon Zhegrovës, Serxhio Mezi thotë se Napoli është njëri prej dhjetë klubeve të interesuar, respektivisht të ofertave që i ka...
    Lajme10 Janar 2025
    Presidentja Vjosa Osmani ka shkruar sot se zyrtari i SHBA’së që po e viziton Kosovën Richard R.Verma ka konfirmuar se se SHBA...
    Zgjedhjet 202510 Janar 2025
    Kandidati për deputet nga PDK, Elmi Reçica, ka ftuar qytetarët dhe mbështetësit e PDK-së, në hapjen e fushatës zgjedhore të kësaj partie...
    Lajme10 Janar 2025
    Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka thënë sot se sistemi elektroenergjetik i Kosovës do të stabilizohet, si dhe do të ulet kostoja...
    Lajme10 Janar 2025
    Zëvendëssekretari amerikan i Shtetit për Menaxhim dhe Resurse, Richard R. Verma, ka përfunduar takimin me kryeministrin Albin Kurti në Kryeministri. Ai ka...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.