Aktorja Anna Faris u martua me kineastin Michael Barrett. Lajmi i lumtur u zbulua në podcastin e saj ‘Anna Faris Unqualified’.
“Shikoj përreth. Në të djathtë është i fejuari im, tani burri im. Po, ne u martuam fshehurazi”, tha Faris, duke zbuluar vendndodhjen e dasmës, transmeton FrontOnline.
“Ishte në një sallë gjyqësore lokale në shtetin Uashington. Ishte shumë mirë”, shtoi ajo.
Kjo është martesa e saj e tretë, dhe ajo nuk ndau detaje të tjera të dasmës. Anna rrallë poston foto nga jeta e saj private në rrjetet sociale, kështu që nuk ndan momente me burrin e saj aktual.
Ajo filloi një marrëdhënie me Michael në vitin 2017 pasi punoi në filmin “My Fake Husband”. Burri i saj i parë ishte aktori Ben Indra, dhe pas tij u martua me Chris Pratt.
Ajo u divorcua nga Chris një muaj para se të kapej në publik me Barrett. Ajo ka një djalë tetë vjeçar, Jack, me Pratt./FrontOnline/